Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAPËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. kal. Kap, lidh a zë fort dy anë të diçkaje; ndërlidh a ngërthej fort dy a më shumë fije, litarë etj., duke i shtrënguar a duke i mpleksur keq. Kapërthej litarët (penjtë, telat). Kapërthej gishtërinjtë.
2. fig., edhe jokal., vet. v. III (kryes. me një trajtë të shkurtër përemërore) Më pushton a më mbërthen një ndjenjë, një mendim, një ide etj. dhe nuk më shqitet; më fiksohet diçka e keqe. Më kapërtheu frika (tmerri, mërzitja).
✱Sin.: mbërthej, ngërthej.
►KAPËRTH/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Kapem për fyti me dikë; kacafytem. U kapërthyen si gjelat. 2. edhe fig., vetv. Grindem me dikë dhe shahem keq, me fjalë ofenduese. U k…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPËRTHÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ngatërrim, mpleksje fijesh, litarësh etj. 2. edhe fig. Grindje e madhe, zënie për fyti me dikë. Kapërthim me fjalë banale.3. fig. Mbërthim a ngërthi…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAPËRTHÝER (i, e) mb. 1. Që është kapërthyer, që është mpleksur fort (për penj, litarë etj.). Litarë (penj) të kapërthyer.2. fig. Që është kapur a është ngërthyer fort me një tjetë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë