Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: KAPËRCEJ
KAPËRCEJ

KAPËRC/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. kal. dhe jokal. Kërcej matanë diçkaje, kaloj përsipër një muri, një gardhi etj.; kaptoj. Kapërcej lumin. Kapërcej murin (gardhin, traun).
2. kal. Marr dikë a diçka me vete për ta çuar matanë një lumi, një pengese etj. Kapërceva matanë lumit fëmijët e mi me një barkë.
3. kal. Përshkoj një hapësirë gjeografike, një vend, një fshat etj., duke ecurkëmbë, me një automjet etj. Kapërcyem qafën e malit (kufirin, male e fusha).
4. kal. Gëlltit një ushqim, një gllënjkë uji etj.; kapërdij. Kapërcej ushqimin (gllënjkën, pështymën).
5. edhe fig., kal. Kaloj nga një gjendje e vështirë në një gjendje më të mirë, duke u sforcuar (me mundime e përpjekje); mposht (një rrezik a vështirësi); kaloj. Kapërcyem krizën ekonomike (prapambetjen, betejën për jetesë, rrezikun).
6. edhe fig., kal. Kaloj një periudhë kohe, një masë a një moshë zakonishtraport me një tjetër; tejkaloj. Kapërcevatetëdhjetat. Kapërceumoshën madhore. Kishte kapërcyer mesin e natës. E kapërceva vëllanë (në shtatgjatësi). E kapërcyem parashikimin (zotimin).
7. jokal., vet. v. III Kalon një periudhë a një cak kohor. Kishte kaluar mesi i natës.
8. kal. diçka pa përmendur ose pa lexuar.falni, kapërceva çështjen kryesore!
9. bised., kryes. jokal. Flas a veproj pa menduar ose pa gjykuar mirë; lajthit. Kishte kapërcyer ai.
Sin.: kërcej, kaptoj, kaloj, gëlltit, kapërdij, kaloj, tejkaloj, përballoj, mposht, gris, hedh, lajthit.
*Bjeri e kapërce keq. S’e kapërcen (s’e kalon) *avllinë (dikush). E kapërceu (e kaloi) *cakun. E kapërcen *fjalën (dikush). E kapërceu (e kaloi) *kufirin (dikush). E kapërceu (e hodhi) *ledhin (dikush). E kapërceu (e kaloi) *masën (dikush). I kapërceu *mendja (dikujt). E kapërceu *murin (dikush). Kapërceu (gëlltiti) *pështymën (dikush). E kapërceu (e kaloi) *pragun (dikush).


Rezultate të ngjashme

►KAPËRCÉ/HEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Gëlltitem; kapërdihem. Nuk kapërcehem dot. 2. vetv., vet. v. III Ndërzehet (bagëtia).3. pës. e KAPËRCÉJ. Sin.: gëlltitem, kapërdihem, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAPËRC/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. kal. dhe jokal. Kërcej matanë diçkaje, kaloj përsipër një muri, një gardhi etj.; kaptoj. Kapërcej lumin. Kapërcej murin (gardhin, traun).2. kal. Marr …

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAPËRCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kalimi mbi dikë a diçka duke u hedhur; kërcimi, hedhja matanë. Kapërcimi i kaluçit (sport.). Kapërcimi i kanalit (i përroit, i lumit). 2. Kalimi i një…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAPËRCÍMTHI ndajf. 1. Me kapërcim a me kapërcime; duke kapërcyer. Ecte kapërcimthi. 2. Kalimthi. U takuam kapërcimthi. Lexonte kapërcimthi.Sin.: kalimthi, kapërdimthi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAPËRCÝE/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË 1. Shteg kalimi; vendkalim i ngushtë (për një grykë a qafë mali etj.). Mbeti në kapërcyell të malit (të kodrës, të gardhit, të rrjedhës së lumit).2…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.