Fjalori
KANDIDIM

KANDIDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET zyrt. 1. Mendimi a propozimi për kandidat. E drejta për kandidim (e kandidimit).
2. Kandidaturë; ai ose ajokandidohet. U miratua kandidimi i kryetares.


Rezultate të ngjashme

KANDIDÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zyrt. Ai që kandidon për një post me rëndësi në një organ a në një institucion shtetëror, politik etj. (si president, deputet, drejtues etj.). Kandidat p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANDIDÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zyrt. Ajo që kandidon për një post me rëndësi në një organ a në një institucion shtetëror (si presidente, deputete etj.). Kandidate për deputete.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANDIDATÚRË,~A f. sh. ~A, ~AT zyrt. 1. E drejta e dikujt për të qenë kandidat a kandidate (për deputet, drejtor etj.). Kandidaturë grua (burrë).2. Propozimi a kërkesa për të kandid…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KANDID/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Propozoj veten si kandidat në votim për një post shtetëror, publik, politik etj.2. pës. e KANDIDÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANDID/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Propozoj dikë si kandidat për një post shtetëror, në një detyrë të lartë etj. Nuk mund të kandidoj veten. E kandidoj dikë për kryetar (për deputet).

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANDIDÚAR (i, e) mb. Që është kandiduar si kandidat për t’u zgjedhur në një post shtetëror, politik etj. Person i kandiduar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANDIDÚES,~E mb. Që kandidon, që propozohet si një kandidaturë për një post, detyrë etj. Personi kandidues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.