Fjalori


Rezultate të ngjashme

KANCEROFOBÍ,~A f., libr. Frikë e madhe nga sëmundjet e kancerit. Vuan nga kancerofobia.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANCEROGJÉN,~E mb., edhe si em., spec. Që shkakton ose nxit rëndimin nga sëmundja e kancerit, duke lëshuar metastaza në indet e organizmit të qenieve të gjalla. Virus kancerogjen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANCEROLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek., veter. Mjek a specialist në kancerologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANCEROLÓG/E, ~IA f. sh. ~E, ~ET mjek., veter. Mjeke a specialiste në kancerologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANCEROLÓGJI,~A f., mjek., veter. Degë e mjekësisë a shkenca për sëmundjet e kancerit dhe mjekimin e tyre. Kancerologjia në veterinari (në botanikë).

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANCEROLOGJÍK,~E mb., mjek., veter. Që ka të bëjë me kancerologjinë, i kancerologjisë. Mjekësia kancerologjike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KANCERÓZ,~E mb. 1. mjek., veter. Që lidhet me kancerin dhe me veçoritë e tij, që është i sëmurë a i prekur nga sëmundja e kancerit. Sëmundje kanceroze. Plagë kanceroze. Tumor kance…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.