Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAMOMÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Matricaria camomilla) Bimë barishtore njëvjeçare që bën lule me shumë petale në ngjyrë të bardhë, si ato të luledeles, të cilat mbajnë erë të këndshme; luleshqerrë. Lulja e kamomilit.
2. Lulja e tharë e kësaj bime që përdoret në mjekësi për qetësimin e sistemit nervor. Bëj (thaj) kamomilin.
3. Pije si çaj me lulen e tharë të kësaj bime. Çaj kamomili. Pi një gotë me kamomil.
✱Sin.: luleshqerrë, luledele.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë