Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAMÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vend i hapur në murin e një shtëpie a kuzhine (zakonisht përbri oxhakut), që përdoret si raft a si dollap, ku mbahen orendi të përdorimit të përditshëm; mazgallë. Kamare për xhezven dhe filxhanët.
2. Kabinë e vogël në një anije, në një tren etj.
3. Furriku i pulave.
4. fig., keq. Goja (si aparat artikulimi). Mbylle kamaren!
✱Sin.: mazgallë, furrik, gojë.
♦ E ka gojën kamare (dikush) përçm. 1. Ha shumë, nuk ngopet me të ngrënë; është grykës. 2. Është llafazan i madh, flet e flet pa pushim; e ka gojën shpellë; e ka gojën çorap; e ka gjuhën të gjatë; s’i pushon goja (dikujt). Vë këmbët në kamare (dikush) është kokëfortë, ngulmon në kërkesën a mendimin e tij; ngul këmbë si mushka.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë