Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KALORÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. fiz. Njësi e matjes së nxehtësisë e barabartë me sasinë që nevojitet për të ngritur në një gradë temperaturën e një grami ujë të pastër.
2. spec. Vlera ushqimore dhe energjetike që marrim nga natyra; sasia, fuqia e matur me këtë njësi të nxehtësisë. Kemi marrë numrin e duhur të kalorive.
KALORIFÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Pajisje e posaçme elektroshtëpiake e përbërë nga një sistem gypash, që shërben për ngrohjen e mjedisit ku jetojmë a ku punojmë; radiator për ngrohj…
Shfaq përkufizimin e plotë →KALORIFÍK,~E mb., tek. Që lidhet me kalorinë dhe kaloriferin, i kaloriferit; kalorik. Nxehtësia kalorifike.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALORÍK,~E mb., spec. Që lidhet me kalorinë; i kalorisë. Fuqia (aftësia) kalorike.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALORIMÁTËS,~I m. sh. ~A, ~AT spec. Aparat për matjen e vlerave kalorike që japin ushqimet e kultivuara në natyrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALORIMÉT/ËR,~RI m. sh. ~A, ~AT spec. Kalorimatës. Mat me kalorimetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë