Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KALLÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. bot. Pjesa e bimës së drithërave, e cila i mban kokrrat të mbledhura grumbull në një vend; kallëz. Kalli gruri (thekre). Kalli misri. Mbledh kallinjtë. Zhvesh kallirin e misrit.
2. bot. Kjo pjesë e bimës së drithërave së bashku me kërcellin, me gjethet etj.; kallishtë, kashtë. Kalli pa kallëz. Kalli gruri. Shijnë kallinjtë (në lëmë).
3. bot. Lulesa në trajtë vileje e disa bimëve barishtore; vastak. Kalli arre.
4. anat. Fyelli i këmbës së njerëzve dhe të frymorëve; kërciri deri në gju.
5. bised. Pjesa e çorapit që mbulon kërcirin e këmbës.
6. anat. Pjesa e krahut nga bërryli deri te parakrahu. Theu kallirin e dorës.
✱Sin.: kallëz, kallishtë, kashtë, kërciri.
♦ S’ra kalliri! (diku) pret puna, ka kohë, s’është kaq e ngutshme; s’ra sheqeri në ujë; nuk po të shkunden kallinjtë në arë. I bie*kashtës përmbi kalli (dikush). Kalli pa bukë mospërf. njeri i mirë në dukje, por i mekët a i zbrazët; njeri pa vlera, që s’jep rezultate në punë; bletë shkëmbi. Korr përmbi kallinj (dikush). 1. Merret me punë që s’japin fryt, punon kot, nuk bën atë që duhet. 2. Shet mend e flet fjalë të mëdha, por pa vlerë; mburret kot; ia fut kot me fjalë. E la kalli (dikë) ia mori dikujt gjithçka që kishte, e zhveshi nga çdo gjë; e varfëroi; e la lakuriq; e la gisht; e la kripë; e la trokë; e la gojëthatë; e la presh në diell; i thau kupën (dikujt); e bëri fushë. Mbeta kalli. 1. Mbeta fill i vetëm, më vdiqën a më ikën gjithë familja e farefisi, s’kam askënd pranë; mbeta fishek bised.; mbeta qyqe (në ligjërimin e grave); mbeta kërcure. 2. Mbeta pa rroba, krejt i zhveshur; mbeta i varfër, i shkretë, pa mjete jetese; mbeta gisht; mbeta lakuriq (në diell); mbeta gojëthatë; mbeta teneqe; mbeta kripë (e shëllirë); mbeta fishek. Nuk po të shkunden kallinjtë në arë shih s’ra kalliri (diku).
KALLI vep., ~A, ~UR kal. 1. Fut a shtie brenda diçkaje; kund. nxjerr. E kallën në dhe e varrosën.2. bised. Shtyj a nxit dikë për të bërë diçka të keqe. Kalli një shok të vetin për …
Shfaq përkufizimin e plotë →KALLII vep., ~A, ~UR kal., krahin. Ndez; kund. shuaj. Kalli cigaren (eshkën). I kallën shtëpinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁLLA,~T f. vet. sh. Spica, fitme; intriga. I futi kallat dikujt.✱Sin.: spica, intriga, fitme.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALLÁJ,~I m. 1. kim. Metal i butë në ngjyrë të argjendtë dhe i paoksidueshëm, që shkrin lehtë dhe përdoret për të kallajisur enët (simboli Sn). Ngjit (lyej) me kallaj. Oksid kallaj…
Shfaq përkufizimin e plotë →KALLÁM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Arando donax) Bimë shumëvjeçare e vendeve të lagështa, me kërcell të gjatë, të fortë, të lartë e të drejtë dhe me gjethe heshtore. Kallam kën…
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁLLCA,~T f. vet. sh. 1. Çorape të gjata pa shputë deri në kofshë prej shajaku a prej leshi. 2. Kallçina. Mbante (veshi) kallcat.
Shfaq përkufizimin e plotë →►KÁLL/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Futem diku ose hyj brenda. 2. pës. e KALLI.✱Sin.: futem, hyj.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁLLM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. bot. Kallam. 2. Petës.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁLLO,~JA f. sh. ~, ~T anat. Pjesë e lëkurës (zakonisht në dorë ose në këmbë) që forcohet nga fërkimi i shpeshtë; lyth, rrëgjyrë. I ka duart (gishtërinjtë, këmbët) me kallo (tërë k…
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁLLP,~E mb., bised., shpërf. 1. Joreal dhe jonatyror; i pavërtetë, fals (për një mall, para, produkt etj.). Mall kallp. Para kallpe. 2. fig., shpërf., shar. Që s’ka dinjitet, që p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë