Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KALLAFATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Zënie me shtupë e të çarave në një anije, në një bucelë etj.; kalpëtim, shtupim.
2. Mënyra, teknika a mjeshtëria për të kallafatuar një anije, një bucelë etj.; kalpëtim. Bëje mirë kallafatimin!
3. fig. Plotësimi i të metave në një punë, ndreqja jo e plotë e boshllëqeve a e të metave; arnim; punë sa për t’u dukur, mashtrim. Ishte vetëm një kallafatim.
✱Sin.: kalpëtim, shtupim, kapcelje, arnim, mashtrim.
KALLAFÁT, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shtupë për kallafatim a kalpëtim anijesh, bucelash etj.; kalpëtyrë.✱Sin.: shtupë, kalpëtyrë, kapcele.
Shfaq përkufizimin e plotë →►KALLAFAT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vet. v. III Mund t’i bëhet kallafatimi, mund të shtupohet. 2. pës. e KALLAFATÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALLAFAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zë me shtupë të çarat e një anijeje, të një lundre etj.; kalpëtoj, shtupoj. Kallafatojmë lundrën.2. fig., bised., edhe jokal. Plotësoj boshllëq…
Shfaq përkufizimin e plotë →KALLAFATÓR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Punëtori a mjeshtri që kallafaton të çarat në një anije, në një lundër etj.; kallafatues. 2. fig., mospërf., iron. Ai që nuk është plotësisht i aft…
Shfaq përkufizimin e plotë →KALLAFATÚAR (i, e) mb. 1. Që është kallafatuar (për një bucelë, lundër etj.); i shtupuar.2. fig., mospërf. I plotësuar a i bërë sa për sy e faqe (për një punë a një porosi etj.).✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →KALLAFATÚES,~E mb. 1. Që kallafaton (anije, bucela etj.); shtupues. 2. fig., mospërf. Që kryen një punë jo aq mirë sa duhet, që mashtron; kallafator.2. si em. Sipas kuptimit të mbi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë