Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KALIVÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Tra i vendosur horizontalisht në oborrin e shtëpisë, ku varen për t’u tharë vargje me misër, me gjethe duhani etj. Kalivare me kallëpe misri.
2. Varg uji që rrjedh poshtë, rrjedhë lëngjesh; vija a gjurma që lë kjo rrjedhë. Kalivare uji (djerse) në faqe.
✱Sin.: bistak, veshul, kalavesh, kalivaç, vijëz.
KALIVÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1 Rrëfanë a bistak me dy a më shumë kokrra; kalavesh. Kalivaç me qershi.2. Kalivare. Kalivaç me kallëpe misri.✱Sin.: bistak, kalavesh, veshul, kalivare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë