Fjalori
KALBUR

KÁLBUR (i, e) mb. 1. është kalbur ose është prishur, për shkak se ka mbetur gjatëlagështirë dhe pa ajrosje etj. (për lëndë organike, ushqime, fruta, bimë etj.). Qepë (mollë) të kalbura.
2. fig. këputet shpejt, jo i fortë (për sende, litarë etj); i kalbët. Litar (tel) i kalbur.
3. fig. I dobësuar dhe i tretur, që ka vuajtur nga sëmundjet, mungesa e ushqimeve etj.; i rënë moralisht e shpirtërisht; i pafuqishëm (për një njeri a një kafshë shtëpiake etj.); që tashmë mezi mbahetkëmbë. Njeri i kalbur.
4. fig. Që s’ka më vlerë; i vjetruar; i degjeneruar. Sistem (regjim) i kalbur.
Sin.: i kalbëzuar, i prishur, i kalbët, i shpërbërë, i dekompozuar, i tretur, i vjetruar, i degjeneruar, i mykur.
*Dru i kalbur. I kalbur*bark. Të lidh me *pe të kalbur (dikush) iron. *Mollë e kalbur. Qep me *pe të kalbur (dikush). Me *rrënjëkalbura. Nuk shkel*dërrasë (në dhogë) të kalbur (dikush).

KALBUR

KÁLBUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Pjesa ose ana e kalbur e diçkaje; kalbësirë.
2. edhe fig. Gjë e kalbur a e vjetruar; mbeturinë e panevojshme. Hodhi (hoqi) të kalburën.
Sin.: kalbësirë, kalbësi, hedhurinë, mbeturinë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: KALB
KALB

KALB vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që të kalbet a që të shpërbëhet lënda organike e trupit të një njeriu, kafshe a e një qenieje tjetërgjallë, duke e mbajtur për një kohëgjatë në një vendlagësht dhepaajrosur; e lë gjatë një bimë a një lule që të fishket, pa u përkujdesur fare për të (për ta ujitur ose për t’i bërë shërbimet e duhura); kalbëzoj; prish. Lagështira e kishte kalbur trupin e tij. Shiu i kalbi zarzavatet (patatet).
2. fig. E rrah a e godas fort dikë (me grushte, me kopaçe etj.), e zhdëp në dru, e kopaçit. E kalbi në dru të gjorin.
3. edhe fig. Prish a dëmtoj shëndetin e dikujt, të një kafshe etj., duke e lënë për një kohëgjatë në një vend, pa ushqim a pa mjekim etj.; grymos. Sëmundja e gjatë e kalbisëmurin. Na kalbi moti i keq.
4. fig. Bëjdikushlodhet tepër, të mërzitet ose të bjerë moralisht e shpirtërisht; e zvetënoj. Na kalbi pandemia. Na kalbi kurbeti (fukarallëku, lufta).
Sin.: kalbëzoj, prish, dekompozoj, shpërbëj, zvetënoj, tret, kopaçit, kopanis, grymos.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.