Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KALÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. hist. Vend i ngritur, i rrethuar me mure mbrojtëse të larta; vend i tillë i mbrojtur për një kohë të gjatë; kështjellë. Kala ilire (mesjetare). Kalaja e Krujës. Porta e kalasë.
2. Kullë.
3. edhe fig. Vend i ngritur dhe i fortifikuar për luftë; pozicion luftarak i pamposhtur; pikëmbështetje e fuqishme që të frymëzon garanci dhe siguri. Kala graniti kala e pamposhtur. U bë kala (diçka) u bë mbrojtëse e fuqishme.
3. fig., lart. Objektiv a synim shumë i vështirë për t’u arritur. Kalaja e diturisë (e shkencës).
✱Sin.: kështjellë, kullë.
♦ M’u bë zemra kala shih m’u bë zemra mal. Bën kala me ashkla (dikush). 1. Dehet e gënjehet me gjëra të vogla; premton se do të bëjë diçka të madhe a shumë gjëra, kur nuk ka as mjetet, as mundësitë; e merr si të lehtë diçka të vështirë; i bën petullat me ujë (pa vaj). 2. Shpif, i fryn gjërat dhe nxit grindje; i zmadhon shumë gjërat. Bën (ngre) kala në erë (në ajër) (dikush) keq. Ra kalaja. 1. U thye a u mund dikush, u mposht; u tërhoq, u dorëzua a u nënshtrua. 2. Mori fund diçka; u prish puna, s’do të vejë si duhet. Kala (*kështjellë) prej letre keq. Kala (*kështjellë) në rërë. E mori kalanë (kështjellën) nga brenda (dikush) ia arriti qëllimit disi tërthorazi, ia doli në krye një pune duke shfrytëzuar rrethanat e brendshme dhe njerëzit e vet a ata që lidhen me këtë punë.
KALAD/ÁSH,~I m. sh. ~ÉSHA, ~ÉSHAT bot., krahin. Boçe pishe a bredhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALAKÍÇ [KALIKÍÇ] ndajf. Kaliqafë; kaliboç. E mori fëmijën kalakiç. I hipi në qafë kalikiç (dikujt). ♦ I rri kalakiç (dikujt) e shfrytëzon vazhdimisht; e mban të përulur në shërbim…
Shfaq përkufizimin e plotë →KALAKRÝQ ndajf. Njëri mbi tjetrin në trajtë kryqi (për sende të holla e të gjata); kryq, kryqas. I vuri kalakryq.✱Sin.: kryq, kryqas, kryqazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALAMÁ,~NI m. sh. ~J, ~JTË 1. bised. Fëmijë a çun i vogël deri në tetë a nëntë vjeç. Lodra (zëra) kalamajsh. Ka katër kalamaj. Sillej (qante) si kalama. 2. fig., edhe si mb. Njeri …
Shfaq përkufizimin e plotë →KALAMBÚR,~I m. sh. ~E, ~ET libr., spec. Dy a më shumë fjalë të njëjta ose të ngjashme nga tingëllimi, por me kuptime a me nuanca kuptimore të ndryshme; lojë fjalësh për të bërë sha…
Shfaq përkufizimin e plotë →KALAMÉND vep., ~A, ~UR kal. 1. E lëkund dikë sa andej e këndej; përkund; shilar. E kalamend çunin në djep (në shilarth). 2. bised. Bëj që dikush të kënaqet duke e përkundur në një …
Shfaq përkufizimin e plotë →KALANDÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. Besimtar i devotshëm (për një dervish, një prift etj.) që bën një jetë të thjeshtë e të vetmuar dhe bën vizita nëpër shtëpitë e besimtarëve të tj…
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁLAS ndajf. Kalthi, me këmbë e me duar. Çuni nisi të ecë kalas.✱Sin.: kalthi, këmbadoras.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALAVÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vastak rrushi, arre etj.; kalavesh.✱Sin.: kalavesh, vastak, veshul, bistak.
Shfaq përkufizimin e plotë →KALAVÁR vep., ~A, ~UR kal. 1. Var një rrobë diku; var.2. Marr dikë a diçka dhe e zbres tatëpjetë; bëj dikë që të kalavaret tatëpjetë; e marr dhe e zbres poshtë.✱Sin.: var, zbres.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë