Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAKRRÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Sharku i arrës; lëvozhgë e mishtë e arrës, e lajthisë etj.
2. Kokrra e disa pemëve frutore që kanë bërthamë disi të madhe dhe të fortë; arrë gungë.
3. Arrë, lajthi etj. e kahtitur.
4. si mb. Që s’ka thelpinj (për arrën, lajthinë etj.); i zbrazët. Arrë (lajthi) kakrruk.
5. si ndajf., fig., shpërf. Kruspull; shuk, lëmsh. Ishte mbledhur (ishte bërë) kakrruk.
✱Sin.: shark, çaçanik, lëvozhgë, gungë, i zbrazët, bosh, kruspull, shuk, lëmsh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë