Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►KAFSH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., kryes. sh., vet. v. III Kafshojnë njëri-tjetrin me dhëmbë (për kafshët) ose me sqep (për shpendë); hanë, pickohen, thumbohen (për zvarranikë, kandrra etj.). Luanët (qentë) po kafshohen.
2. fig., vetv. Zihem e grindem keq a egërsisht. Ishin kafshuar keq.
3. pës., vet. v. III, e KAFSHÓJ.
✱Sin.: ha, pickohem, thumbohem.
KAFSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia ngul dhëmbët dikujt a diçkaje; kap dhe copëtoj me dhëmbë diçka. Kafshoj bukën. Kafshoi mollën. Kafshoi gishtin (gjuhën, buzën).
2. edhe jokal., vet. v. III I ngul dhëmbët dhe e copëton (për një kafshë), i ngul sqepin dikujt (për shpendë), e helmon (gjarpri); e pickon, e thumbon (mushkonja). E kafshoi macja (qeni). Ky qen kafshon. E kafshoi nepërka (grerëza).
3. vet., vet. v. III E ha a e prek karremin (për peshkun a gjahun); i bie grepit a karremit. Një peshk i madh kafshoi karremin (grepin).
4. fig., edhe jokal. (kryes. v. III, me trajtë të shkurtër përemërore). Më kap në trup dhe më lëndon; më godet diçka dhe më shkakton dhembje. Ia kafshoi dera gishtin.
✱Sin.: ha, pickoj, thumboj.
♦ Nga një *anë të puth e nga ana tjetër të kafshon (dikush) keq. Kafshoj *buzën (me dhëmbë). Kafshoi *dheun (dikush) keq. Do të të *puthë e të kafshon (dikush). Kafshoi (hëngri, zuri) *gjuhën (dikush) përçm.
KAFSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia ngul dhëmbët dikujt a diçkaje; kap dhe copëtoj me dhëmbë diçka. Kafshoj bukën. Kafshoi mollën. Kafshoi gishtin (gjuhën, buzën).2. edhe jokal., …
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFSHÓR,~E mb. Kafshëror, shtazor. Bota (qenie, jetë) kafshore. Në gjendje kafshore.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFSHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kafshatë. Një kafshore bukë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë