Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAFSHËRÍM,~I m., mospërf. 1. Shndërrimi në kafshë, sjellje dhe gjendje si prej kafshe; shtazërim.2. edhe fig. Shtazëri, kafshëri. ✱Sin.: shtazërim, shtazëri, kafshëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFSHËRÍSHT ndajf., mospërf. Në mënyrë kafshërore a shtazarake; shtazërisht. Rronte (jetonte, hante) kafshërisht. Sillej (vepronte) kafshërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁFSH/Ë, ~A m. sh. ~Ë, ~ËT 1. biol. Qenie e gjallë, e pandërgjegjshme dhe e papërgjegjshme, që ka aftësinë të lëvizë e të ndiejë në bazë të instinkteve, por jo të mendojë, të gjyko…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFSHËMBÁTHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mbath kuajt dhe mushkat; profesioni i këtij njeriu; nallban. Çova (mbatha) kalin te kafshëmbathësi.✱Sin.: mbathtar, nallban.
Shfaq përkufizimin e plotë →►KAFSHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shndërrohem në kafshë, bëhem si kafshë, sillem a veproj si kafshë; shtazërohem. 2. pës., vet. v. III e KAFSHËRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFSHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shndërroj në kafshë, e bëj të sillet dhe të veprojë si kafshë; shtazëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFSHËRÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me kafshët, që është veti a cilësi e kafshëve, që u përket kafshëve; shtazor. Bota kafshërore. Instinkte kafshërore.2. fig., mospërf. I egër, i pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFSHËRRÍTËS,~E mb. 1. Që merret me blegtori, me mirërritjen a me mbarështimin e kafshëve. Fermere kafshërritëse.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFSHËRÚAR (i, e) mb., mospërf. Që është kafshëruar; i shtazëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →KÁFSHËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Gjëegjëzë; gjëzë. Na thuaj një kafshëz!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë