Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET dhe KAFÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. bot. Shkurre e vendeve tropikale përherë e blertë, që bën fruta si bishtaja me disa kokrra a fara të vogla; kokrra e kësaj bime me shije të hidhur, që përmban kafeinë. Disa kokrra kafeje të pabluara. Dollap kafeje enë metalike e mbyllur ku piqen kokrrat e kafesë. Pluhur kafeje.
2. Fara a kokrra të pjekura, të bluara në trajtë pluhuri, kafe e bluar; pluhur i bluar i këtyre kokrrave. Një kaush me kafe.
3. Pija e ngrohtë dhe e hidhur e cila përmban kafeinë, me aromë të këndshme, që bëhet me pluhurin e bluar të këtyre kokrrave dhe pihet si çaj; sasia që nxë një filxhan i vogël me këtë pije. Pi dy kafe në ditë. Kafe e fortë (pa sheqer). Kafe ekspres kafe pa llumin e këtij pluhuri. Kafe turke (greke) kafe e zier me llumin e këtij pluhuri. Kafe e nxehtë (e ftohtë). Kafe me qumësht kapuçino. Filxhan kafeje. Lugë kafeje. Qeras me kafe.
4. Lokali ku shitet dhe pihet kjo pije; kafene, pijetore. Një orë në kafe. Hyjmë në një kafe.
5. Pije e ngjashme me këtë lëng që bëhet me pluhurin e elbit të pjekur, të qiqrave të pjekura etj., e cila nuk përmban kafeinë.
6. fig., bised. iron. Mitë; ryshfet. E korruptoi me kafe. I dha një kafe për provimin.
7. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë. Kafe e egër shparg.
8. si mb. I kafenjtë, i kaftë. Bojë (ngjyrë) kafe. Stof (kostum) kafe.
✱Sin.: kafene, pijetore, bar, i kafenjtë, i kaftë.
KAFE-RESTORÁNT,~I m. sh. ~E, ~ET Lokal ku hahet drekë e darkë dhe mund të pihet edhe kafe; bar-restorant.✱Sin.: bar-restorant, bar.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFEHÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET vjet. Kafene, bar.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFEÍN/Ë,~A f. kim. Lëndë e veçantë organike që gjendet në kokrrat e kafesë, e cila ka veti nxitëse për sistemin nervor dhe për qarkullimin e gjakut. Përmbante (pinte) kafeinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFENÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Lokal publik ku pihet kafe, alkool etj.; pijetore, bar. Piva (isha) në kafené. 2. në sh. ~RA, ~RAT shpërf. Lokal i papastër ku pihet kafe, që frekuentoh…
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFÉNJTË (i, e) mb. Që ka ngjyrën e pijes së kafes; i kaftë. Fustan (qilim, shall) i kafenjtë.✱Sin.: i kaftë, kafe.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFÉSHTË (i, e) mb., krahin. Kafe, i kafenjtë. Ngjyrë (shami) e kafeshtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFEXHÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Ajo që i bën klientit pijen e kafesë në një bar; banakiere e kafenesë. 2. Pronarja e kafenesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KAFEXH/Í,~IU m. sh. ~ÍNJ, ~ÍNJTË bised. 1. Ai që i bën klientit kafenë në një bar; banakieri i një kafeneje. 2. Pronari i kafenesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë