Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KAFÁZ,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ngrehinë a thurimë e mbyllur prej thuprash në trajtë dollapi, që shërben për të mbajtur kryesisht zogj të veçantë. Kafaz kanarinash (pëllumbash). Kafaz lepujsh (ariu). Mbyll në kafaz. Doli nga kafazi.
2. Thurimë e tillë që shërben si orendi shtëpiake për të mbajtur të freskëta produkte të ndryshme ushqimore; çarranik.
3. Thurimë prej kashte që shërben si grilë a si kanatë dritareje.
✱Sin.: çarranik, thurimë.
♦ *Bilbil në kafaz.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë