Fjalori
KACIT

KACÍT vep., ~I, ~UR kal. (vet. v. III, kryes. me trajtëshkurtër përemërore). Më ngec në fyt (kur jam duke ngrënë një ushqim, zakonisht djathë, gjizë etj.). kaciti djathi (gjiza).


Rezultate të ngjashme

►KACÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më ngec në fyt diçka dhe më pengon frymëmarrjen, duke u shoqëruar me një zhurmë të vogël e të pavetëdijshme që del nga gryka. Kacitem disa herë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACÍTJ/E,~A f. 1. Ngecja në fyt e një ushqimi; të kaciturit. 2. Ngërç në grykë i shoqëruar me zhurmën e një kolle të thatë. Më zuri kacitja.Sin.: të kaciturit, ngecje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACÍTUR,~IT (të) as. Kacitje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Lopatëz metalike që përdoret për të mbartur prush, shpuzë, hi etj.; shpuzore. Një kaci me thëngjill (me hi). Mori prush në kaci.2. fig., shpërf. Njeri që i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. vjet. Monedhë me vlerë gjysmë groshi a njëzet para. S’kishte asnjë kacidhe.2. fig., shpërf., tall. Njeri me trup shumë të vogël; trupshkurtër. E bën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACILÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë e vogël në trajtën e një gote për ujë a lëngje, që nxë deri në një litër; enë e tillë që përdoret edhe si masë. Piu një kacilore qumësht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.