Fjalori
KACEK

KACÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shakull, calik. Kacek me gjalpë (me verë).
2. Rrësheku i kovaçit, gjyryk.
3. muz. Gajde. I bie kacekut.
4. si mb. I mbushur plotësisht; i fryrë; daulle.
Sin.: shakull, calik, rrëshek, gjyryk, gajde, daulle.
M’u barku kacek shih m’u barku daulle. U bëra kacek shih u bëra daulle. E bëri barkun kacek (dikush) shih e bëri barkun daulle (dikush). E bëri kacek (dikë) e rrahu keq, e shqepi në dru; e bëri kopan; ia bëri kurrizin më të butë se barkun. I dha *rripin e kacekut (dikujt) iron. E mori *gjalmin e kacekut (e thesit) (dikush) përb.


Rezultate të ngjashme

KACÉL,~I m., krahin., anat. Rimthi i femrës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACÉR,~E mb. 1. Që ka brirë të drejtë dhe të ngritur përpjetë, brihell. Dash kacer. Dhi kacere.2. Që ka mustaqe me majë të ngritura përpjetë. Ka mustaqe kacer.3. fig. I prapë; ters…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.