Fjalori
KACARROJ

KACARR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I varem dikujtqafë; përqafoj. E kacarroi babanë.
2. I hipi përsipër kaliboç (dikujt).
3. Cakërroj gotën me dikë (për të uruar). Kacarroma gotën!
Sin.: përqafoj, cakërroj.


Rezultate të ngjashme

KACARRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shkop i pagdhendur a i palëmuar; shkop me gëthapë; kopan, kopaçe. I rrahu me kacarran.Sin.: kopan, kopaçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACARRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Furkë që përdoret për të mbajtur a për të mbështetur diçka, në mënyrë që të mos rrëzohet; furkaçe. Ngarkoj mushkën me kacarrik.Sin.: furkaçe, furkë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kacavarje në një shtyllë, në një trung peme etj. Kacarrimi në pemë. 2. Kacavarje në qafën e dikujt; përqafim; shpërvarje. Kacarrimi i gjyshit.3. Përpl…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►KACARR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. I kacavarem me duar e këmbë një peme, një muri etj. I kacarrohet degës së lisit.2. vetv. I hidhem në qafë për të përqafuar dikë; përqaf…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACARRÚAR (i, e) mb. Që është kacarruar; i kacavarur.Sin.: i përqafuar, i kacavarur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACARRÚM,~I m. sh. ~A, ~AT Koçan misri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACARRÚMTHI ndajf. Grumbull e pa rregull, kryq e tërthor njëri mbi tjetrin (për drutë etj.). E kishte mbushur kasollen kacarrumthi me dru.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.