Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KACARRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shkop i pagdhendur a i palëmuar; shkop me gëthapë; kopan, kopaçe. I rrahu me kacarran.✱Sin.: kopan, kopaçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →KACARRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Furkë që përdoret për të mbajtur a për të mbështetur diçka, në mënyrë që të mos rrëzohet; furkaçe. Ngarkoj mushkën me kacarrik.✱Sin.: furkaçe, furkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KACARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kacavarje në një shtyllë, në një trung peme etj. Kacarrimi në pemë. 2. Kacavarje në qafën e dikujt; përqafim; shpërvarje. Kacarrimi i gjyshit.3. Përpl…
Shfaq përkufizimin e plotë →KACARR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I varem dikujt në qafë; përqafoj. E kacarroi babanë. 2. I hipi përsipër kaliboç (dikujt).3. Cakërroj gotën me dikë (për të uruar). Kacarroma gotë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KACARRÚAR (i, e) mb. Që është kacarruar; i kacavarur.✱Sin.: i përqafuar, i kacavarur.
Shfaq përkufizimin e plotë →KACARRÚM,~I m. sh. ~A, ~AT Koçan misri.
Shfaq përkufizimin e plotë →KACARRÚMTHI ndajf. Grumbull e pa rregull, kryq e tërthor njëri mbi tjetrin (për drutë etj.). E kishte mbushur kasollen kacarrumthi me dru.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë