Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►KACAMBÝT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kapem për fyti me dikë duke u përpjekur të mbytim njëri-tjetrin; kacafytem. U kacambytën për hiçgjë.
2. vetv. Luftoj duke u përleshur trup më trup dhe duke përdorur të gjitha forcat; kacafytem.
3. fig., vetv. Zihem a grindem shumë keq me dikë; përlahem.
4. pës. e KACAMBÝT.
✱Sin.: kacafytem, përlahem, mbytem, fytafytem, kërlesh.
KACAMBÝT vep., ~A ~UR kal., kryes. v. III E kap dikë për ta mbytur duke e shtrënguar me duar për fyti; kacafyt. Për pak më kacambyti. ✱Sin.: kacafyt, kërlesh, mbyt.
Shfaq përkufizimin e plotë →KACAMBÝTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Kapje për fyti me dikë duke u përpjekur për ta mbytur; kacafytje. I gjeta në kacambytje e sipër.✱Sin.: kacafytje, mbytje, kërleshje, fytafytje.
Shfaq përkufizimin e plotë →KACAMBÝTUR (i, e) mb. Që është kacambytur me dikë; i kacafytur.✱Sin.: i kacafytur, i përlarë, i kërleshur, i fytafytur.
Shfaq përkufizimin e plotë →KACAMBÝTUR ndajf. Duke u kacambytur. I gjeta kacambytur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë