Fjalori
KACABUN

KACABÚ/N,~NI m. sh. ~NJ, ~NJTË zool. (lat. Blatta orientalis) Buburrec plehrash; furrtarja e zezë.
Sin.: buburrec, kacadre.
I hipën (i kërcyen) kacabunjtë (dikujt) u inatos menjëherë, u nevrikos shpejt e s’përmbahet; i kërceu damari (i ballit); i kërceu kandari; e zunë rrebet (dikë); i hipi qypit (dikush); kund. i zbritën (i ranë) kacabunjtë. I zbritën (i ranë) kacabunjtë (dikujt) i iku inati, nuk është më i nevrikosur, u zbut; kund. i hipën (i kërcyen) kacabunjtë.


Rezultate të ngjashme

KACABÚMAS ndajf. Biz. Luajnë kacabumas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KACABÚMTHI ndajf. Kacabumas. Luajtën kacabumthi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.