Fjalori
KAÇUL


Rezultate të ngjashme

KAÇULÁR,~E mb. Kaçulor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇÚL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kapuçi i gunës ose i mushamasë; kapuç.Sin.: kapuç, kapë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇULÓR,~E mb. Që ka të bëjë me kaçulin mbi kokën e shpendëve; kaçuban.Sin.: kaçuban, kaçular.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇUBÁN,~E mb. 1. Që ka një kaçirubë a një kaçul mbi kokë (për zogj a shpendë). Pëllumb kaçuban. Pulë kaçubane.2. bised. Që i ka flokët të ngritur përpjetë.Sin.: kaçular, kaçulor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇUBÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kaçul, kaçirubë, çallmë. 2. Emër zogu me kaçul mbi kokë.3. zool. Çafkëlore, laureshë.Sin.: kaçul, kaçulitë, kaçirubë, kaçup, çafkë, çafkëlore, lauresh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇUBÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Skifter, qift.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇUBÓR,~E mb. 1. bot. Që ka të bëjë me kaçubën a kaçubat; që i ka degët si të kaçubës. Dru kaçubor. 2. Që ka kaçube. Vend kaçubor. Ngastër (tokë) kaçubore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇÚB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [KAÇÚB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] bot. Shkurre me shumë degë të vogla në trajtë tufe; gëmushë, çufër. U fsheh pas një kaçube.Sin.: gëmushë, çufër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇÚP, ~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shakull, kacek. Kaçup me verë.2. Gjyryku i farkëtarit. Kovaçi fryn kaçupin.Sin.: shakull, kacek, gjyryk. M’u bë barku kaçup shih m’u bë barku daulle.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KAÇÚP,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kaçirubë, kaçul. 2. Kapela a kapa e gunës.Sin.: kaçirubë, kaçul, kaçulitë, kapë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.