Fjalori
KËSHTJELLË

KËSHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Vendbanimperiudhën e mesjetës, i fortifikuar me murelarta, me sharapolle e bedena për t’u mbrojtur nga pushtuesit, keqbërësit etj.; kala. Kështjella e Krujës (e Gjirokastrës). Muret (porta) e kështjellës.
2. Vend i mbrojtur mirë dhe i sigurt; pozicion luftarak i pamposhtur dhe i pathyeshëm; kala, fortesë. 3. usht. Mburojë prej metali përpara një topi, një mitralozirëndë a kundërajrori.
4. fig. Vend i fuqishëm dhe mbrojtës i madh i idealevelarta, i lirisë, i së drejtës dhe i demokracisë. Shtetet e Bashkuara janë mbrojtëselirisë dhedemokracisë.
5. fig. Objektivfitohet ose arrihet me luftë, me sakrifica dhe me vështirësimëdha; kala. Kështjella e diturisë (e shkencës, e drejtësisë).
Sin.: kala, fortesë.
Bën (ngre) kështjella (kala) në erë (në ajër) (dikush) keq. bën plane që nuk mundvihenjetë; krijon me mend gjëra që nuk mbështetenrealitetin, fantazon kot; bën (ngre) kala në erë (në ajër); sheh ëndrra me sy hapur; ngre kodra mbi det iron. Kështjellë (kala) prej letre keq. mbështetje e dobët; diçkadukje e fortë, por që në të vërtetë shkatërrohet lehtë; kështjellë (kala) në rërë. Kështjellë (kala) në rërë diçka e paqëndrueshme, në dukje e fortë, por pa themeleshëndosha, që mundrrëzohet a të prishet lehtë; kështjellë (kala) prej letre; kullë me gjizë iron. E mori kështjellën (*kalanë) nga brenda (dikush).


Rezultate të ngjashme

KËSHTJELLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Feudali ose i pari i feudalëve në një kështjellë; zot i një kështjelle.2. Luftëtari që mbronte kështjellën; komandanti i këtyre luftëtarëve. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.