Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KËRTHÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Gropëza a shenja që mbetet në mes të barkut të njerëzve qysh nga lindja (pas prerjes së kordhëzës).
2. Kordhëza që ushqen foshnjën në mitrën e nënës. Mamia i preu kërthizën. I ra kërthiza i ra korja e plagës pas lindjes ose pas pjelljes.
3. Figurë a vizatim në mes të tavanit të një dhome, të një salloni etj.
4. edhe fig. Qendër e diçkaje; mesi. Në kërthizë të Shqipërisë. Në kërthizë të dimrit.
✱Sin.: kordhëz, mes, qendër.
♦ Më iku kërthiza u tremba shumë, nuk e mbledh dot veten; më ngriu (m’u pre) gjaku; m’u bë gjaku ujë; kund. e mblodha kërthizën. Kërthiza e botës qendra kryesore e diçkaje, më e zhvilluara, më e rëndësishmja, nga varet gjithkush a gjithçka, kryeqendra. I lidhur me një kërthizë (me dikë) shumë i afërt me dikë, sa nuk ndahet dot prej tij, i lidhur shumë ngushtë. E mblodha kërthizën u qetësova, fillova të përmbahem; e mblodha veten; erdha në vete; kund. më iku kërthiza. Nuk preket në kërthizë (dikush) shih nuk mban pluhur mbi supe (në vesh) (dikush). S’i kam prerë kërthizën (dikujt). 1. Nuk i kam bërë ndonjë të mirë me rëndësi jetësore, nuk i kam shpëtuar jetën; nuk jam babai i tij. 2. Nuk e njoh shumë mirë a që fëmijë; s’i kam tundur djepin; s’i kam ngrënë petullat; nuk i kam thyer (nuk i kam ngrënë) poganikun. M’u shpërdrodh kërthiza më erdhi shumë ndot, m’u përzje në bark, ndjeva neveri a të pështirë; m’u hap (më iku) barku. E shtriu kërthizën (dikush) tall. hëngri shumë, iu fry barku nga të ngrënët; e bëri barkun kacek; e bëri barkun daulle.
KËRTHÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Foshnjë e vogël ende e parritur; fëmijë kërthinjak.2. Këlysh dy- a trejavësh. Është një kërthi.2. bot. Bimë e njomë që mbin me vonesë dhe me zhvilli…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËRTHÍNG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT zool. Piskë. Klithje kërthingle.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËRTHINJÁK,~E mb. 1. I kërthinjtë; vocërrak. Fëmijë kërthinjak.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËRTHÍNJTA,~T (të) f. vet. sh., bujq. Të vonat (për misrin, fasulet etj.). Vjelin të kërthinjtat.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËRTHÍNJTË (i, e) mb. 1. Që lidhet me kërthirin; që ka mbetur kërthi (për një pjellë, këlysh a bimë etj.); kërthinjak. Pjellë e kërthinjtë. Bimë e kërthinjtë. 2. fig., mospërf. I p…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËRTHIZÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me kërthizën, që i përket kërthizës. Gropëza kërthizore. 2. edhe fig. Që ndodhet mu në mes ose në qendër të diçkaje; qendror. Pozicion kërthizor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë