Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KËQÝR vep., ~A, ~UR 1. kal. dhe jokal. Shikoj me vëmendje; vëzhgoj. Këqyr para e prapa.
2. kal. Tregoj kujdes për dikë a për diçka; e mbaj nën vëzhgim a nën kontroll; e vëzhgoj; e kontrolloj. E këqyr si djalin tim.
3. kal. Shqyrtoj, analizoj. E këqyrëm lutjen, por nuk e miratuam.
✱Sin.: shikoj, vështroj, vëzhgoj, kontrolloj, analizoj, shqyrtoj.
♦ Këqyr *lisat (dikush) iron.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë