Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KËNETÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend moçalor; moçalishtë; kënetë. Në kënetishtë rriten vetëm (më shumë) kallama.
2. fig. Gjendje amullie.
✱Sin.: kënetë, moçal, moçalishtë, ligatinë, vurg, laç.
KËNETIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shndërrimi në kënetë a në moçal i një toke, i një vendi etj. Procesi i kënetizimit të tokës (i vendit).2. Vend moçalor; kënetishtë. ✱Sin.: kënetishtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►KËNETIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Shndërrohet në kënetë a në moçal; formohet një kënetë a një moçal (në një vend). Është kënetizuar vendi. 2. pës. e KËNETIZ…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., kryes. v. III E shndërron në kënetë a në kënetishtë; e kthen në një vend moçalor. Lumi (uji i ndenjur) kënetizoi tokën.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNETIZÚAR (i, e) mb. Që është kënetizuar; që është kthyer në kënetë a në moçal. Toka të kënetizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë