Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►KËNDÉLL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr shëndet, fuqi, gjallëri e freski; fuqizohem, gjallërohem e përtërihem.
2. vetv., vet. v. III Rritet e zhvillohet (një bimë, një pemë etj.); njomësohet, flladitet, gjallërohet e freskohet; kund. venitet. U këndellën lulet.
3. fig., vetv. Gëzohem dhe lumturohem; kund. dëshpërohem; vrenjtem. U këndell në fytyrë.
4. pës. e KËNDÉLL.
✱Sin.: kënaqem, gjallërohem, flladitem.
KËNDÉLL vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap dikujt shëndet, fuqi, gjallëri e freski; fuqizoj dhe përtërij dikë. E këndelli ajri i pastër gjyshin.
2. E rrit dhe e zhvilloj një bimë, një pemë etj. duke e ujitur; e bëj atë të njomësohet, të gjallërohet dhe të freskohet; flladit; kund. venit. Shiu (ujitja) i këndelli bimët (lulet).
3. fig. E kënaq dhe e gëzoj dikë, e bëj të ndihet i kënaqur dhe i lumtur; i zgjoj dikujt ndjenja të mira shpirtërore; kund. dëshpëroj, hidhëroj. I këndelli zemrën (shpirtin).
✱Sin.: kënaq, gjallëroj, flladit.
KËNDÉLL vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap dikujt shëndet, fuqi, gjallëri e freski; fuqizoj dhe përtërij dikë. E këndelli ajri i pastër gjyshin.2. E rrit dhe e zhvilloj një bimë, një pemë…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDÉLLJ/E, ~A f. 1. Gjallërim dhe përtëritje e njeriut. 2. Njomësim dhe gjallërim i një bime a peme. 3. fig. Shprehje e gëzimit dhe e lumturimit të dikujt; kund. dëshpërim, hidhër…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDÉLLUR (i, e) mb. Që është këndellur (për një njeri, një bimë etj.); i kënaqur; i flladitur. Fëmijë i këndellur. Lule të këndellura.✱Sin.: i kënaqur, i flladitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë