Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KËND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Pjesë e rrafshit ndërmjet dy drejtëzave a dy gjysmëdrejtëzave, të cilat dalin nga e njëjta pikë. Kënd i drejtë kënd nëntëdhjetë gradë. Kënd i gjerë kënd më i madh se 90° gradë. Kënd i ngushtë kënd më i vogël se 90° gradë. Kënd i shtrirë kënd 180°. Kënde të kundërta (në kulm). Shuma e këndeve të trekëndëshit.
2. spec. Shkalla e shmangies nga njëra - tjetra e dy vijave të dala nga një pikë, që shërben edhe për të matur një hapësirë, një veti a cilësi etj. Këndi i rënies së një trupi (fiz.). Këndi i shënjimit (usht.). Këndi i pozicionit të një trupi qiellor (astr.).
3. Vendi ose pjesa e hapësirës ku takohen dy vija të përfytyruara, dy faqet e brendshme të një sendi etj.; qoshe; cep. Këndi i dhomës (i tryezës, i arës, i fushës së futbollit). Goditje nga këndi (sport.).
4. Vend i largët dhe i mënjanuar; skaj; cep; skutë. Në çdo kënd të atdheut (të vendit).
5. edhe fig. Vend i nderuar dhe i respektuar për më të mëdhenjtë a për të moshuarit; qoshe e ngrohtë. Rri në këndin e vatrës. U shtri në kënd. Zuri këndin.
6. Vend i veçantë dhe i nevojshëm ku organizohet ose zhvillohet një veprimtari e caktuar. Këndi sportiv. Këndi i ndihmës së shpejtë.
7. fig. Vështrim, këndvështrim, qasje; prizëm nga i cili gjykohet a vlerësohet një çështje, një ide a pikëpamje etj. E vështroj nga një kënd tjetër.
✱Sin.: cep, qoshe, qoshkë, skaj, skutë, qasje, vështrim, këndvështrim, prizëm.
♦ I jap kënd (diçkaje) shih i jap rrugë (diçkaje). Kënd më kënd. 1. Në çdo anë, gjithandej, kudo, anekënd; skaj më skaj; cep më cep; cak më cak; qoshe më qoshe. 2. Krejt, tamam. Kënd i ngrohtë keq. shih qoshe e ngrohtë keq. E mbaj te këndi (dikë) e respektoj shumë; e kam mbi krye e sipër; e vë në krye të vendit. Zuri këndin (dikush). 1. U plak, nuk është në gjendje të punojë ose të lëvizë; zuri qoshen. 2. Është i sëmurë; ka kohë që është i sëmurë e dergjet në shtëpi; zuri shtratin.
KËNDÉJ ndajf. 1. Këtej; përkëtej. Shkojmë këtej. 2. si parafj. Këtej. Këtej detit.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. (edhe me trajtë të shkurtër përemërore). Ma ka ënda a kënda; më këndet, këndellem, kënaqem. 2. pës. e KËND.✱Sin.: kënaqem, këndellem, flladitem…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDÉS,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Shpend shtëpiak me lafshë të kuqe në kokë, me pupla të shkëlqyeshme dhe të kthyera në bisht; mashkulli i pulës, gjel; kaposh, kokosh. Këndon këndesi. Th…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Shoqërimi me zë i një poezie a kur këndojmë; të kënduarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDÍM,~III m. sh. ~E, ~ET 1. Lexim. Libri i këndimit.2. vjet. Libër leximi. Merrte (mbante) këndimin në çantë.3. Shprehi dhe aftësi për të lexuar. Di shkrim e këndim.4. bised. Ysh…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDJ/E, ~A f. Këndë, ëndje; këndellje; kënaqësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. muz. Nxjerr nga goja tinguj të këndshëm; shoqëroj një poezi me muzikë; ia marr një kënge; jam i aftë të nxjerr tinguj muzikorë. Këndon bukur. Di …
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised. 1. edhe jokal. Lexoj. Këndoj e shkruaj. 2. vjet., kal., vet. v. III Shkruan, thotë. Çfarë këndon këtu? Çfarë kuptimi kanë fjalët e shkruara këtu?3.…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËNDÓR,~E mb. 1. gjeom. Që ka të bëjë me këndin a këndet e një figure; që i përket këndit. Figurë (madhësi) këndore.2. Që ka të bëjë me qoshen a cepin e një vendi a hapësire; që i …
Shfaq përkufizimin e plotë →KËND/Ë,~A f. Kënaqësi; ëndë, ëndje. Ia ka kënda.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë