Fjalori
KËMBYES

KËMBÝES,~I m. sh. ~, ~IT edhe si mb. 1. tek. Ai që këmben diçka me një tjetër; teknikundërron shinat. Këmbyesi i shinave të trenit.
2. fin. Ai që merret me këmbimin a shkëmbimin e valutës; shkëmbyes i valutës. Këmbyes valute.
Sin.: shkëmbyes, ndërrues.


Rezultate të ngjashme

KËMBYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i këmbyeshëm; ndërrueshmëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb., spec. Që mund të këmbehet, i ndërrueshëm; i shkëmbyeshëm. Sin.: i shkëmbyeshëm, i ndërrueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KËMBÝER (i, e) mb. 1. Që është këmbyer radhazi me një tjetër; i shkëmbyer. Gjethe të këmbyera (bot.) gjethe që nuk dalin çift, por dalin tek (në kërcellin e disa bimëve). Rimë e kë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

KËMBÝERAS ndajf. Një herë njëri e një herë tjetri; duke u këmbyer radhazi; shkëmbyerazi.Sin.: këmbyerazi, shkëmbyerazi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

KËMBÝERAZI ndajf. Këmbyeras.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.