Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KËMB/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. I jap dikujt një send dhe marr prej tij një gjë tjetër me të njëjtën vlerë; ndërroj diçka, shkëmbej. Këmbyen syzet. Këmbyen unazat bënë fejesën.
2. Ndërroj rrugë a ndryshoj drejtimin e udhëtimit me dikë tjetër. Këmbej udhë ndërroj rrugë.
3. I dërgoj dikujt një letër a një njoftim dhe ai më kthen përgjigje. Këmbej letra me dikë. Këmbejmë idetë (pikëpamjet).
✱Sin.: shkëmbej, ndërroj.
♦ Këmbej (shkëmbej) *fjalë (me dikë).
KËMBÝERAS ndajf. Një herë njëri e një herë tjetri; duke u këmbyer radhazi; shkëmbyerazi.✱Sin.: këmbyerazi, shkëmbyerazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËMBÝERAZI ndajf. Këmbyeras.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËMBÝES,~I m. sh. ~, ~IT edhe si mb. 1. tek. Ai që këmben diçka me një tjetër; tekniku që ndërron shinat. Këmbyesi i shinave të trenit.2. fin. Ai që merret me këmbimin a shkëmbimin…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËMBYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i këmbyeshëm; ndërrueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb., spec. Që mund të këmbehet, i ndërrueshëm; i shkëmbyeshëm. ✱Sin.: i shkëmbyeshëm, i ndërrueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë