Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KËMBËPËRPJÉTË ndajf. 1. Me këmbë të ngritura përpjetë. Mbeti këmbëpërpjetë.
2. fig., shak. Jo gjallë; duke vdekur (për njerëz).
♦ E hodhi këmbëpërpjetë (dikë) shpërf. E vrau.
KËMBËPANDÍER mb. Këmbëlehtë; që ecën pa iu ndier këmbët. 2. si ndajf. Pa iu ndier këmbët. Ecnin këmbëpandier. ✱Sin.: këmbëlehtë, këmbëpambuk.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËMBËPÁTË mb. Që i ka këmbët të shkurtra dhe me shputë të gjerë, që ecën si patë. Njeri këmbëpatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËMBËPÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të lagështa, me gjethe të gjera si këmbët e patës dhe me lule në ngjyrë të gjelbër në të verdhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËMBËPRÁPË mb., mospërf. Që sjell prapësi dhe fatkeqësi; këmbëters. kund. këmbëmbarë. ✱Sin.: këmbëters, abrash.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËMBËPÚLË,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore shumëvjeçare që bën lule të verdha në trajtë kalliri me fara, si ato të fshesës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë