Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
KËLL/K, ~KU m. kryes. sh. ~QE, ~QET 1. anat. Secila nga kockat anësore të legenit (në trupin e njeriut dhe të gjitarëve); kërdhokull; çapok. U vra në këllqe.
2. fig. Forcë fizike dhe mendore; fuqi; aftësi. S’i arrijnë (s’i bëjnë) këllqet. S’ka këllqe për atë punë.
✱Sin.: kërdhokull, çapok, gollgan, kërçik, fuqi, takat.
♦ S’më bëjnë këllqet u plaka e nuk punoj dot më; s’kam më fuqi; më lanë (m’u prenë) këllqet. Më ranë këllqet u lodha shumë, u këputa së punuari a së ecuri; më ra bretku. I dridhen këllqet (dikujt). 1. Është shumë i lodhur, s’ka fuqi fare; s’e mbajnë këmbët. 2. Është i frikësuar shumë, është shumë i trembur; i dridhen gjunjët; i dridhen këmbët. S’ka *këllqe (kërçikë, kryqe) (për diçka) s’është aq i fortë a s’është aq i zoti për të bërë diçka, nuk ka forcën e guximin e nevojshëm për t’ia dalë; s’ka shpatulla; s’ka kockë; s’ka çapok; nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba (dikujt). Më lanë (m’u prenë) këllqet s’kam më fuqi trupore, më kanë shteruar forcat; s’më bëjnë këllqet.
KËLLKÁT vep., ~A, ~UR bised., kal. Mbyll fort diçka; i vë tapën a këllkaçkën (një shisheje etj.); tapos.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLL/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. Fut diçka; e rras brenda; kall. Këllas dorën në xhep. 2. Turbulloj ujin ose një lëng etj.; këllej; ndot.3. I shkaktoj dikujt një sëmundje a diçka …
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. Ndot; ndyj; turbulloj. Këlleu oborrin. 2. Ndërzej, mbars (bagëtinë). Këlleu lopën.3. fig. Turbulloj dikë mendërisht. ✱Sin.: ndot, ndërzej, mbars, turbul…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLLÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Ushqim bagëtish që përgatitet si përshesh me ujë, me krunde dhe me pak kripë; këllirë. Këlli për derrat. I bëra lopës këlli. 2. edhe fig. Kullimë; llum.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLLÍR/Ë,~A f. 1. Ushqim a lëng shumë i kripur; këlli. Është këllirë, prandaj nuk hahet dot.2. bised. Papastërtia a pisllëku që zë një veshje, jaka e këmishës etj., zakonisht për s…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLLÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Këllej; ndot, ndyj. 2. Ndërzej (bagëtinë).3. fig. Turbulloj dikë nga mendja.✱Sin.: këllej, ndot, ndërzej, mbars, turbulloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLLÍÇ ndajf. 1. Për së kithi; brinjas. Vuri tullat këlliç. Hyri këlliç (në derën e ngushtë).2. edhe fig. Në mënyrë jo të rregullt; shtrembër. ✱Sin.: brinjas, brinjazi, shtrembër.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLLÝER (i, e) mb. 1. Që është këllyer a që është ndotur; i turbulluar. 2. I ndërzyer; me barrë (për kafshë).✱Sin.: i ndotur, i turbulluar, i ndërzyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLLËF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mbulesë pëlhure e dyfishtë (për jastëkë, dyshekë etj.); faqe e një rrobe. I vuri këllëf të ri jastëkut. 2. Kutizë e vogël prej lëkure, prej celuloidi et…
Shfaq përkufizimin e plotë →KËLLËÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist., vjet. Thikë e mprehur nga të dyja anët, që mbahej në brez si armë e ftohtë.2. fig., bised. Zgjedhë; nënshtrim; dhunë. Nën këllëçin e pushtuesve.✱…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë