Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
JURIDÍK,~E mb. 1. Që lidhet me normat e me ligjet e së drejtës, të një shoqërie, si dhe me shpjegimin, me studimin e me zbatimin e tyre, ligjor; që lidhet me drejtësinë dhe me të drejtën, i drejtësisë e i së drejtës. Norma (pikëpamje) juridike. Marrëdhënie juridike. Rregullim (veprim) juridik. Sistem (rend) juridik. Këshillë (ndihmë) juridike. Vartësi ekonomike dhe juridike e dikujt. Fakulteti juridik. Shkencat juridike. Letërsi juridike. Nga ana (nga pikëpamja) juridike.
2. Pjesë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta: Person juridik (drejt.) ndërmarrje, institucion, shoqëri etj. që i është njohur ligjërisht e drejta të përfaqësojë vetveten para shtetit për veprimtarinë që kryen. Ndërgjegjja juridike formë e ndërgjegjes shoqërore, ku gjejnë shprehjen pikëpamjet, mendimet dhe qëndrimi i shtetasve ndaj së drejtës.
JURIDIKÍSHT ndajf., drejt. Nga ana ligjore, nga pikëpamja juridike; me ligj, në bazë të normave dhe të rregullave juridike. Sanksionohen juridikisht. E varur juridikisht. S’është n…
Shfaq përkufizimin e plotë →JURIDIKO-CIVÍL,~E mb. Që ka të bëjë me marrëdhëniet dhe të drejtat midis qytetarëve privatë, të tilla si kontratat, pronat dhe çështjet familjare.
Shfaq përkufizimin e plotë →JURIDIKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. E drejtë e një organi për të bërë një gjyq, për të zgjidhur një çështje, për të ushtruar një veprimtari të caktuar etj. në përputhje me ligj…
Shfaq përkufizimin e plotë →JURIDIKSIONÁL,~E mb. Që përfshihet në juridiksionin e një institucioni. Në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë