Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
JÓNË pron. (gjin., dhan., rrjedh. SÓNË; kallëz. TÓNË) sh. TÓNA (kur prona shënohet nga një emër i gjinisë femërore). 1. Që na përket neve, pronari i së cilës jemi ne, që e kemi ne. Shtëpia (dhoma, toka) jonë. Familjes sonë. Në tokën tonë.
2. Që ka të bëjë me ne, që ka lidhje të ngushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me ne (edhe kur i drejtohemi dikujt me dashuri). Nëna (gjyshja, vajza, motra, kushërira) jonë. Shoqja (mikja, fqinja) jonë. Mësuesja (drejtoresha) jonë. E dashura nëna jonë! Është dora jonë është njeriu ynë.
3. Së cilës i përkasim edhe ne, pjesëtarë a anëtarë të së cilës jemi edhe ne, në të cilën bëjmë pjesë edhe ne; që i përket vendit tonë; që e drejtojmë ne, në krye të së cilës jemi ne. Bashkësia (shoqëria) jonë. Rruga (klasa, lagjja, ndërmarrja, fabrika, uzina) jonë. Kompania (njësia) jonë. Koha jonë. Shkolla jonë e re. Letërsia (shkenca) jonë. Erdhi dita jonë erdhi koha a çasti kur mund të vëmë në jetë dëshirat e qëllimet që kemi pasur; erdhi dita për ne. Në kohën tonë a) kur ishim ne të rinj; b) kur punët i kishim në dorë ne, kur ishim ne në krye të punëve etj.
4. Që është përgatitur a është hartuar nga ne, që e kemi bërë ne, që del a krijohet së pari nga ne; që merret a që prodhohet në vendin tonë; që e ushtrojmë ne. Vepra (fjala, ideja) jonë. Puna (mjeshtëria, detyra) jonë. Giza (nafta) jonë.
5. Që e kemi ne, që është te ne; që na dallon ne, që na përket neve, që na karakterizon ne; që lidhet me ne, që është a që bëhet për ne. Sjellja (zotësia, aftësia) jonë. Bindjet tona. Me mundësitë tona. Dëshirat tona. Rinia jonë. Fejesa (martesa, dasma) jonë. Lufta jonë. Për të mirën tonë.
6. Që na pëlqen më shumë, që e duam më shumë se të tjerët. Kënga (loja) jonë. Gjella jonë më e mirë.
7. si em. JÓNA sh. TÓNA Një e afërt, me të cilën kemi lidhje gjaku, lidhje farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; ajo, me të cilën na bashkojnë të njëjtat synime, pikëpamje etj.; ajo, të cilën e duam dhe së cilës i besojmë shumë. Një jona. Një nga tonat. Është jona. Fituan tonat.
8. si em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor. E bëmë tonën bëmë gjithçka sa mundëm ne, e bëmë atë që na takonte neve.
JONËSÍ,~A f., arb. Harmoni, melodi, tonalitet. Janë plot jonësi. E ngrenë zërin plot me jonësi.✱Sin.: harmoni, melodi, tonalitet.
Shfaq përkufizimin e plotë →JONËSÍSHËM ndajf. Me jone; në mënyrë melodioze. Peneli i këndonte jonësishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë