Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
JOD,~I m., kim. 1. Element kimik i grupit të halogjeneve, jometal i ngurtë, me ngjyrë hiri në manushaqe e me shkëlqim të dobët, që është thelbësor për jetën e që gjendet në sasi të vogla në ujinujin e detit, në kafshët a në bimët detare, në kripën e gjellës etj. (simboli I). Rërë (ajër) me jod. Jodi është shumë i rëndësishëm për funksionimin e gjëndrës tiroide.
2. bised. Tretësirë e kësaj lënde me alkool, me ngjyrë kafe në të kuqe dhe me erë karakteristike, që përdoret në mjekësi për të pastruar plagët, për të ndaluar rrjedhjen e gjakut etj. Erë jodi. Bëj (lyej) me jod.
JODÁT,~I m. Çdo kripë e acidit jodik.
Shfaq përkufizimin e plotë →JODHÍ,~A f., arb. Parfum, erë e mirë. T’ëmbla jodhí.✱Sin.: parfum, aromë.
Shfaq përkufizimin e plotë →JODÍK,~E mb. Që përmban jodat.
Shfaq përkufizimin e plotë →JODÍM,~MI m. Futja e jodit në molekulat e një lënde.
Shfaq përkufizimin e plotë →JODIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Jodoj. Jodizoj kripën.
Shfaq përkufizimin e plotë →JODÍZ/ËM,~MI m. Helmim me jod.
Shfaq përkufizimin e plotë →JOD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E trajtoj me jod.
Shfaq përkufizimin e plotë →JODÓR,~E mb. Që lidhet me jodin, i jodit.
Shfaq përkufizimin e plotë →JODÚAR (i, e) mb. Që është trajtuar me jod, që është joduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →JODÚR,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Kripë e acidit jodhidrik, komponim kimik i jodit me një metal. Joduri i argjendit (i natriumit). Përbërje joduri. Helmim nga joduri i mërkurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë