Fjalori
JETUAR

JETÚAR,~IT (të) as. Të qenëtjetë, të qenët gjallë e duke i përjetuar ngjarjet. jetuarit e një ngjarjeje. Të jetuarit afër miqve (afër shokëve). Të jetuarit me të kaluarën. Të jetuarit gjatë (pak, shumë). Të jetuarit mirë. Mënyra e të jetuaritrrojtur, rrojtje, rrënesë.
Sin.: rrojtur, rrojtje, rrënesë.

JETUAR

JETÚAR (i, e) mb. Që e kam parë me sytë e mi, që e kam provuar vetë ose e kam ndier thellëshpirt; që e kam jetuar a përjetuar. Ngjarje e jetuar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: JETOJ
JETOJ

JET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Jam gjallë, jamjetë, rroj, gjëllij; bëj një jetëgjallë. Jeton me nder. Jetoi gjatë (shumë, pak, sa u plak). Dua të jetoj. Di të jetojë (si duhet). Ky dru jeton dyqind vjet. Për një nder jeton njeriu. (fj. u.). Sa të jetosh, do të mësosh. (fj. u.).
2. Plotësoj nevojat për të rrojtur, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë; mbahemjetë, ushqehem. Jeton me punën e vet (me duart e veta). Jeton me djersën e ballit. Jetontekurriz të të tjerëve. Jetonin me barishte (me bukë thatë). Ka jetuar me koret (me thembrat) e botës. Jetonte me sot me nesër bënte një jetëpasigurt, nuk dinte sot ç’do të hante nesër, i shtynte ditët me të keq.
3. Rroj bashkë me dikë, lidhem a hyjmarrëdhëniecaktuara me të gjatë jetës. Jeton me gruan e me fëmijët. Jeton me prindërit e me vëllezërit. Jetojnë bashkë. - Me kë do të jetosh? Jetojmë mirë me fqinjët. Jetoi në një fshatlargët.
4. Banoj diku, rri; rroj në një vend, e kam ndejën; e shkoj jetën diku me dikë; në sh. popullojnë një vend. Jetojfshat (në qytet). S’jeton këtu. Këto kafshë jetojnëpyll (në male, në det, në vendenxehta, në pol).
5. Shkoj jetën, e kaloj jetën në një mënyrëcaktuar; kam një mënyrë jetesëcaktuar. Jetojmë si fshatarë. Jeton vetëm (në vetmi). Jetonin mirë (keq). Jetojmë me të gjithamirat. S’dintejetonte. Jetojnë nën nivelin e varfërisë.
6. vet. v. III Ka jetëgjatë; vazhdonpunojë e të veprojë; duron shumë, nuk prishet nga përdorimi ose nga koha. S’jetoi gjatë makina.
7. edhe kal. Marr pjesë në një ngjarje, në një gëzim a hidhërim etj. ose jam me shpirt, me mendje, me ndjenja me diçka; njoh a shoh diçkajetë, kaloj a provoj diçka nga jeta; e ndiej thellëshpirt diçka; përjetoj. Jetuan çaste (ngjarje) dramatike (të bukura, të hidhura). Jeton me shpirt (me mendje). Jeton me çështjet e ditës. Jetonte me të kaluarën. Jetonte larg problemevekohës. Jetuam vitet e luftës.
8. fig., kryes. v. III Ështëkujtesën ose në mendjen e të tjerëve, nuk e harrojnë; është e gjallë diçka, ruhet e çmohet, ka lënë gjurmë. Jeton në kujtesën (në mendjen, në zemrat) e njerëzve.
Sin.: rroj, rrnoj, gjëllij.
Jetoj (rroj) në një *lëkurë (me dikë).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.