Fjalori
JELEN

JELÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ka me brirë përpjetë, si të drerit.


Rezultate të ngjashme

JELÉN/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lopë me brirë si të drerit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Flokët, qimet e gjata që ka kali në qafë; perçja e kalit, krifë, krikë, kikë, kreshtë, krinë, shetkë. Shkundi jelet. I preu jelen. Kapem për jelesh.Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

JELEÁRTË mb. Që e ka jelen shumë të verdhë, me jelen si ar (për kuajt). Kalë jeleartë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JELEDUKÁT,~E mb. Që e ka jelen të verdhë si dukati, jeleartë, jeleverdhë. Pelë jelëdukate.Sin.: jeleartë, jeleverdhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JELÉK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Veshje e sipërme, pa jakë e pa mëngë, që vishet nën xhaketë në rrobe civile dhe përmbi anteri në ato kombëtare, zakonisht përpara prej stofi e prapa me ast…

Shfaq përkufizimin e plotë →

JELÉK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Reshme; zbukurim, stringla.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JELÉK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dele që i ka këmbët e qafën pa lesh; dele që i ka rënë leshi në pjesën e qafës e duket sikur ka jelek.Sin.: qafëpërvielun, qafëshogët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JELEKÚQ,~E mb. Që e ka jelen të kuqe (për kuajt).Sin.: kikëkuq, krifëkuq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JELÉKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Pjesa e sipërme e linjës që veshin gratë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JELE/ZÍ,~ZÉZË mb. Që e ka jelen të zezë (për kuajt). Kalë jelezi. Pelë jelezezë.Sin.: krifëzi, krifëzezë, kikëzi, kikëzezë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.