Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
JATÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shtëpi ku mund të rrihet në raste të caktuara; shtresa për të fjetur, shtresa e mbulesa. Jatak i ngrohtë. Shtroi jatakun. U shtri (u fut) në jatak.
2. Lehë për farishte bimësh, shtrat. Jatak i nxehtë.
3. fig., kryes. keq. Strehë për dikë, bazë ku gjen mbështetje e vend ku të fshihet dikush; vendi ku mund të strehohesh e të rrish i qetë.
4. Strofull e lepurit të egër.
✱Sin.: shtrat, strehim.
♦ E ka jatakun *të shtruar (dikush). E la jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush). Zuri jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush).
JATÁ pacak. Ja ata, ata atje.
Shfaq përkufizimin e plotë →JATAGÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Armë e ftohtë brezi, më e vogël se shpata; me dorëz të stolisur me fildish, argjend etj., me një mill prej druri të hollë prej lëkure të trashë. Me shpata…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë