Fjalori
JASHTË

JÁSHTË ndajf. 1.vendin a në hapësirën që nuk përfshihet brenda kufijvediçkaje, jo brenda diçkaje; përtej caqevediçkaje, matanë kufijve të një vendi; në një vendhapur, jo brenda hapësirësdiçkaje; kund. brenda. Jashtëoborr (në rrugë). E nxori jashtë (nga dhoma, nga shtëpia, nga klasa). Dal jashtë. E nxori topin jashtë (sport.). Jashtë fryn (bie shi). Dalin këmbët jashtë (në krevat). U derdh qumështi jashtë (nga ena). Ç’binte jashtë, hynte brenda. I nxori zorrët jashtë. Nxjerr jashtë (bised.) eksportoj. Jashtë rrezikut për jetën.
2. Jo në shtëpi, në një vend tjetër. U gdhi jashtë. Fjeti jashtë. Ha jashtë ha në restorant. Mbeti jashtë.
3. Jo brenda një grupi shoqëror, një familjeje, një njësie administrative, një ndërmarrjeje, një organizate etj.; kund. brenda. E nxorën jashtë nga bashkësia. - Ç’thonë jashtë? - Mos fol jashtë! Doli fjala (e fshehta) jashtë. Mbeti jashtë nuk e përfshinë, nuk e futën (në një listë, në një lojë etj.).
4. Përveç, jashta.
5. si em. Pjesa ose ana e jashtme e një sendi, pjesa ose anaduket; sipërfaqja e një sendi; kund. Brenda. I gërvishtur nga jashtë. Duket i bukur nga jashtë. Lyej (zbardh, nxij, zbukuroj) nga jashtë. Mos e shih nga jashtë! (fj. u.).
6. si em. Vendet, shtetet matanë kufijvevendit tonë, vendet e huaja. Nuk sjellimdrithë nga jashtë. U kthye nga jashtë. Marrëdhëniet me jashtë.
7. si mb. Që ka dalë nga vendi i vet, që nuk ështëvendin e vet; i zbuluar, i zhveshur. Me këmishë jashtë. Me xhepat jashtë. Me kokën (me këmbët, me barkun) jashtë.
Bie jashtë. 1. (diçka). Nuk pajtohet me diçka tjetër, ështëkundërshtim me të; përjashtohet nga rregulli. 2. (dikush). Nuk ia qëllon diçkaje, e ka gabim, është largvërtetës, gabon. Dal jashtë euf. bëj nevojën e madhe. Nuk i dal në *sy (dikujt). I dolën *sytë jashtë (nga vendi) (dikujt). I ka dalë *syri jashtë (dikujt) përb. *Djepi plot e këmbët jashtë (dikush) iron. Është gdhirë jashtë (dikush) iron. nuk ështëgjendjemirë, është i lodhur, i hutuar a i topitur; nuk di se ç’bëhet rrotull tij, nuk sheh e nuk kupton ç’po ndodh. Mban *draprinthes e majën jashtë (dikush). Mbeti me *dhëmbët jashtë (dikush). E nxori hundën jashtë (dikush) u hodh në një veprim, nuk qëndroipritje dhe i mbyllur diku, doli i vendosur për të bërë diçka.

JASHTË

JÁSHTË parafj. Përdoret me një emërrasës rrjedhore: 1. Kur diçka ndodhet a kryhet jo brenda sendit ose jo në vendinshënon emri, jo në hapësirën brenda caqeve të tij, përtej kufijve të një vendi, në pjesënduketdiçkaje etj.; kund. brenda. Jashtë shtëpisë (dhomës, klasës). Jashtë portës (derës). Jashtë dollapit (kutisë). Jashtë trupit. Jashtë qytetit (fshatit). Brenda dhe jashtë shkollës (uzinës, ndërmarrjes). Jashtë vendit (shtetit). E nxori topin jashtë fushës (sport.). Doli jashtë shtratit (lumi).
2. Kur dikush a diçka ndodhet ose kur diçka kryhet jo brenda grupit shoqëror, njësisë administrative, ndërmarrjes, organizatës a diçkaje tjetërshënuar nga emri, jo në gjirin e asajshënon emri; kund. brenda. Jashtë uzinës (shkollës, organizatës). Jashtë lëvizjes. Jashtë garës. Jashtë klasifikimit. Jashtë listës. Jashtë radhëve.
3. Kur diçka i kalon kufijtë, masën, numrin, mundësitë etj., kur bëhet mbi diçkapranuar a të zakonshme; kur diçka kryhet jo në mbështetje ose jo në përputhje me atë që shënon emri, larg a mënjanë asajshënohet nga emri, kur diçka kryhet jo në kohën e caktuar ose jo gjatë kohësshënon emri, tej caqevekësaj kohe; kund. brenda. Jashtë planit. Jashtë zotimit (parashikimit). Jashtë mase. Jashtë numrit. Jashtë mundësive. Jashtë programit. Jashtë rregullit (zakonit, radhës). Jashtë temës. Jashtë moshe. Jashtë loje (sport.) që ka marrë topin e futbollit nga një shok i vet kur është pas shpinëslojtarëve kundërshtarëgjysmën e fushëstyre. Nxjerr jashtë ligjit ndaloj diçka me ligj. Nxjerr jashtë përdorimit e bëjpapërdorshëm. Nxjerr jashtë luftimit e bëjpaaftë a të pavlefshëm për luftë. jashtë kontrollit nuk e kontrolloj. Është jashtë rrezikut nuk e kërcënon me ndonjë rrezik. Jashtë orarit. Jashtë orëvemësimit (të punës). Lexim jashtë klase lexim veprash letrare etj. që bëhet nga nxënësi jo në orët e mësimit.
Sin.: përjashta, tej, përtej.
S’ka dalë jashtë *mureve (dikush). Është jashtë *botës (dikush) përçm. Është jashtë *caranit (të vatrës) (dikush). Është jashtë *mendjes (diçka). Është (rri) jashtë *valles (dikush). E kanë lënë jashtë *valles (dikë).

JASHTË

JÁSHT/Ë,~A f. Bizgë, purthë, barkqitje; barku i keq. E ka zënë jashta. Mos ha mish dhie se të zë jashta.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: JASHT
JASHT

JASHT,~I m. sh. ~E, ~ET Vendi jashtë katundit, fusha. Jam e vij nga jashti. Ruaj jashtin unë i mjeri pa fuqi.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.