Fjalori


Rezultate të ngjashme

JÁSHTA parafj. Përveç, përpos, pos (përdoret me një emër të rasës rrjedhore). Këtë sekret nuk e ka ditur askush jashta teje. Askush tjetër mos ta dijë, jashta nesh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JASHTABÉG,~U m. vet. nj. Të qenët jashtë, të qenët pa shtëpi, të qenët pa strehë mbi kokë; hoteljashta. I kallëzoj jashtabegun e nxjerr përjashta; e zboj nga shtëpia.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JASHTARSÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk përputhet me arsyen, që del jashtë arsyes, i paarsyeshëm. Frika e dikurshme, ankthi i ishte dukur përherë i jashtarsyeshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JÁSHTAS ndajf. Nga ana e jashtme; jashtë. Qëndroi prapa kësaj dritareje, i tharë jashtash e brendash, si një cung.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JASHTATMOSFERÍK,~E mb. Që është jashtë atmosferës, që nuk përfshihet në atmosferë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.