Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
JÁSHTA parafj. Përveç, përpos, pos (përdoret me një emër të rasës rrjedhore). Këtë sekret nuk e ka ditur askush jashta teje. Askush tjetër mos ta dijë, jashta nesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →JASHTABÉG,~U m. vet. nj. Të qenët jashtë, të qenët pa shtëpi, të qenët pa strehë mbi kokë; hoteljashta. I kallëzoj jashtabegun e nxjerr përjashta; e zboj nga shtëpia.
Shfaq përkufizimin e plotë →JASHTARSÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk përputhet me arsyen, që del jashtë arsyes, i paarsyeshëm. Frika e dikurshme, ankthi i ishte dukur përherë i jashtarsyeshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →JASHTATMOSFERÍK,~E mb. Që është jashtë atmosferës, që nuk përfshihet në atmosferë.
Shfaq përkufizimin e plotë →JÁSHTAZI ndajf. Jashtas; kund. brendazi. Lulet kishin rrethuar jashtazi shtëpinë. Kishte qetësi, të paktën jashtazi. Jashtazi shtëpia dukej e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë