Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
JÁSHTË ndajf. 1. Në vendin a në hapësirën që nuk përfshihet brenda kufijve të diçkaje, jo brenda diçkaje; përtej caqeve të diçkaje, matanë kufijve të një vendi; në një vend të hapur, jo brenda hapësirës së diçkaje; kund. brenda. Jashtë në oborr (në rrugë). E nxori jashtë (nga dhoma, nga shtëpia, nga klasa). Dal jashtë. E nxori topin jashtë (sport.). Jashtë fryn (bie shi). Dalin këmbët jashtë (në krevat). U derdh qumështi jashtë (nga ena). Ç’binte jashtë, hynte brenda. I nxori zorrët jashtë. Nxjerr jashtë (bised.) eksportoj. Jashtë rrezikut për jetën.
2. Jo në shtëpi, në një vend tjetër. U gdhi jashtë. Fjeti jashtë. Ha jashtë ha në restorant. Mbeti jashtë.
3. Jo brenda një grupi shoqëror, një familjeje, një njësie administrative, një ndërmarrjeje, një organizate etj.; kund. brenda. E nxorën jashtë nga bashkësia. - Ç’thonë jashtë? - Mos fol jashtë! Doli fjala (e fshehta) jashtë. Mbeti jashtë nuk e përfshinë, nuk e futën (në një listë, në një lojë etj.).
4. Përveç, jashta.
5. si em. Pjesa ose ana e jashtme e një sendi, pjesa ose ana që duket; sipërfaqja e një sendi; kund. Brenda. I gërvishtur nga jashtë. Duket i bukur nga jashtë. Lyej (zbardh, nxij, zbukuroj) nga jashtë. Mos e shih nga jashtë! (fj. u.).
6. si em. Vendet, shtetet matanë kufijve të vendit tonë, vendet e huaja. Nuk sjellim më drithë nga jashtë. U kthye nga jashtë. Marrëdhëniet me jashtë.
7. si mb. Që ka dalë nga vendi i vet, që nuk është në vendin e vet; i zbuluar, i zhveshur. Me këmishë jashtë. Me xhepat jashtë. Me kokën (me këmbët, me barkun) jashtë.
♦ Bie jashtë. 1. (diçka). Nuk pajtohet me diçka tjetër, është në kundërshtim me të; përjashtohet nga rregulli. 2. (dikush). Nuk ia qëllon diçkaje, e ka gabim, është larg së vërtetës, gabon. Dal jashtë euf. bëj nevojën e madhe. Nuk i dal në *sy (dikujt). I dolën *sytë jashtë (nga vendi) (dikujt). I ka dalë *syri jashtë (dikujt) përb. *Djepi plot e këmbët jashtë (dikush) iron. Është gdhirë jashtë (dikush) iron. nuk është në gjendje të mirë, është i lodhur, i hutuar a i topitur; nuk di se ç’bëhet rrotull tij, nuk sheh e nuk kupton ç’po ndodh. Mban *draprin në thes e majën jashtë (dikush). Mbeti me *dhëmbët jashtë (dikush). E nxori hundën jashtë (dikush) u hodh në një veprim, nuk qëndroi në pritje dhe i mbyllur diku, doli i vendosur për të bërë diçka.
JÁSHTË parafj. Përdoret me një emër të rasës rrjedhore: 1. Kur diçka ndodhet a kryhet jo brenda sendit ose jo në vendin që shënon emri, jo në hapësirën brenda caqeve të tij, përtej kufijve të një vendi, në pjesën që duket të diçkaje etj.; kund. brenda. Jashtë shtëpisë (dhomës, klasës). Jashtë portës (derës). Jashtë dollapit (kutisë). Jashtë trupit. Jashtë qytetit (fshatit). Brenda dhe jashtë shkollës (uzinës, ndërmarrjes). Jashtë vendit (shtetit). E nxori topin jashtë fushës (sport.). Doli jashtë shtratit (lumi).
2. Kur dikush a diçka ndodhet ose kur diçka kryhet jo brenda grupit shoqëror, njësisë administrative, ndërmarrjes, organizatës a diçkaje tjetër të shënuar nga emri, jo në gjirin e asaj që shënon emri; kund. brenda. Jashtë uzinës (shkollës, organizatës). Jashtë lëvizjes. Jashtë garës. Jashtë klasifikimit. Jashtë listës. Jashtë radhëve.
3. Kur diçka i kalon kufijtë, masën, numrin, mundësitë etj., kur bëhet mbi diçka të pranuar a të zakonshme; kur diçka kryhet jo në mbështetje ose jo në përputhje me atë që shënon emri, larg a mënjanë asaj që shënohet nga emri, kur diçka kryhet jo në kohën e caktuar ose jo gjatë kohës që shënon emri, tej caqeve të kësaj kohe; kund. brenda. Jashtë planit. Jashtë zotimit (parashikimit). Jashtë mase. Jashtë numrit. Jashtë mundësive. Jashtë programit. Jashtë rregullit (zakonit, radhës). Jashtë temës. Jashtë moshe. Jashtë loje (sport.) që ka marrë topin e futbollit nga një shok i vet kur është pas shpinës së lojtarëve kundërshtarë në gjysmën e fushës së tyre. Nxjerr jashtë ligjit ndaloj diçka me ligj. Nxjerr jashtë përdorimit e bëj të papërdorshëm. Nxjerr jashtë luftimit e bëj të paaftë a të pavlefshëm për luftë. Lë jashtë kontrollit nuk e kontrolloj. Është jashtë rrezikut nuk e kërcënon me ndonjë rrezik. Jashtë orarit. Jashtë orëve të mësimit (të punës). Lexim jashtë klase lexim veprash letrare etj. që bëhet nga nxënësi jo në orët e mësimit.
✱Sin.: përjashta, tej, përtej.
♦ S’ka dalë jashtë *mureve (dikush). Është jashtë *botës (dikush) përçm. Është jashtë *caranit (të vatrës) (dikush). Është jashtë *mendjes (diçka). Është (rri) jashtë *valles (dikush). E kanë lënë jashtë *valles (dikë).
JASHTABÉG,~U m. vet. nj. Të qenët jashtë, të qenët pa shtëpi, të qenët pa strehë mbi kokë; hoteljashta. I kallëzoj jashtabegun e nxjerr përjashta; e zboj nga shtëpia.
Shfaq përkufizimin e plotë →JASHTARSÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk përputhet me arsyen, që del jashtë arsyes, i paarsyeshëm. Frika e dikurshme, ankthi i ishte dukur përherë i jashtarsyeshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →JÁSHTAS ndajf. Nga ana e jashtme; jashtë. Qëndroi prapa kësaj dritareje, i tharë jashtash e brendash, si një cung.
Shfaq përkufizimin e plotë →JASHTATMOSFERÍK,~E mb. Që është jashtë atmosferës, që nuk përfshihet në atmosferë.
Shfaq përkufizimin e plotë →JÁSHTAZI ndajf. Jashtas; kund. brendazi. Lulet kishin rrethuar jashtazi shtëpinë. Kishte qetësi, të paktën jashtazi. Jashtazi shtëpia dukej e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë