Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
JARANÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Dashuri, zakonisht e fshehtë (edhe keq.). I dehur nga jarania. Nuk ka rini pa jarani.
2. Miqësi, lidhje miqësore a dashurore midis dy vetave; shoqëri. Kemi jarani me atë shtëpi. Jarani e fortë. Kishin jarani.
3. Shaka midis shokësh e miqsh të ngushtë, hoka. Bënte jarani! S’i linte jaranitë!
✱Sin.: dashuri, dashamirësi, miqësi, shoqëri, simpati, shaka, hoka.
JARÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Miku i zemrës ose i dashuri i një vajze a i një gruaje; dashnor. Kishte një jaran. I vinte jarani. E gjetën me një jaran. E prisnin jaranët. - A ma ke jaranin të keq, apo je vajzë e pa jaran?
2. Shok i afërt, dashamir. Jarani i shtëpisë. Vinin e shihnin miq e jaranë. Ftoj miq e jaranë në dasmë. Jo, more jaran, kaq lirë nuk ta shes.
✱Sin.: dashnor, i dashur, mik, dashamir.
JARANÍSHT ndajf. Në mënyrën që duhet sjellë me një jaran. Gjithmonë i ka folur jaranisht.✱Sin.: dashamirësisht, miqësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë