Fjalori
JAP

JAP vep., DHÁSHË, DHË́NË kal. 1. I lë dikujt diçkadorë, i dorëzoj një gjë; i zgjat, i nxjerr a i vë diçka përpara për ta marrë, për ta përdorur etj., dorëzoj diçka. I jap bukën (ujin, ushqimet...). I jap librin (kazmën, pushkën, rrobat, plaçkat). I jap një gotë ujë (çaj, raki, verë). I jap (foshnjës) qumësht. I jap (kafshës) tagji (bar). I jap dorën i zgjat dorën. - Nuk e jap! Jap për diskutim (për shtyp, për botim...). E dha me qira (me para). E jap me qejf (me dëshirë). Ia japdorë. Ta jap prapë (përsëri) ta kthej. I japhajë (të pijë). I jap hua. I japdrejtë (dikujt) pranoj atë që thotë. Ç’jep, atë merr. (fj. u.).
2. I fal dikujt një gjë timen, i dhuroj diçka. I dhanë një dhuratë (një tufë lule). I dha një palë këpucë. Ia dha me gjithë zemër. S’të jep as sa maja e thoit (asnjë majë thoi, as një majë gjilpëre). Nuk të jep një gur për të çarë kokën. Për miqtë e shokët jep shpirtin. Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dhe dashurinë.
3. Ia dorëzoj a ia përcjell dikujt diçka që i takon sipas punës, sipas shërbimit, sipas meritave etj.; i dorëzoj dikujt një dokument, një titull vlerësues etj. në shenjë nderimi ose shpërblimi për punën, për veprimtarinë e tij etj. I dha rrogën (pagën mujore). I dhanë flamurin. U dhanë diplomat (fletëlavdërimet). I dhanë Urdhrin ‘Naim Frashëri’. I dhanë shpërblim. U dhamë votat. I dhanë miratimin për të ndërtuar një shkollë të re.
4. bised. Fejoj ose martoj vajzën etj. me dikë. I ka dhënë vajzën (motrën, mbesën). E dhashtëpimirë. Kanë dhënë e kanë marrë kanë bërë krushqi. Kunatit i ke dhënë motrën për grua.
5. Ia ngarkoj, ia besoj a ia lë në dorë dikujt një punë, një detyrë etj.; e detyrojbëjë diçka, ia vë si detyrim, si dënim etj. Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar. I jap një punë (një detyrë, një rol). Na dha detyrat (problemet, pyetjet). I dhanë punë e futën a e vunëpunë, i gjetën punë. Dha një goditje dënimi (sport.).
6. I bie dikujt, e godas me diçka; gjuaj, qëlloj dikë a diçka me armë. U dhanë dërrmën armiqve. I dha një grusht (një shuplakë, një shkelm). Ia dha me top (me pushkë) (bised.). - Ta dhashë, po ik! (bised.).
7. Arrij ose sjell diçka; nxjerr, prodhoj. Dha prodhimebollshme. Dha bereqet (pemë, grurë). Jap pak (shumë). Jep qumësht (lopa, delja). Dha përfundimemira. Dha vepra me rëndësi. Do të japim mbi parashikimin...
8. I paraqit a i bëjditur dikujt një gjë, i parashtroj, i njoftoj diçka, e lajmëroj për diçka; përçoj diçka. I dha një lajm (një kumtgëzueshëm). Jap sqarime (prova). I jap shenjë (shenja) njoftoj dikë për diçka me shenja, ia bëj me shenjë. Jep muzikë (këngë, lajme). I jap emërimin. Jap me gojë (me shkrim, me telefon).
9. fig. Nxjerr diçka që u drejtohettjerëve dhe ua paraqit atyre për ta zbatuar, për ta njohur, për të vepruar etj. Jap një vendim vendos për diçka. Jap urdhër urdhëroj. Jap përgjigje përgjigjem. Jap pëlqimin tim. Jap komandën komandoj. Jap lejë lejoj. I jap emrin i vë emër. I jap përkufizimin një fjale. I jap një këshillë. I dha një mësim (të mirë).
10. fig. Nis menjëherë diçka, filloj me forcë e menjëherë, shpërthej; lëviz diçka me vrull. Ia dhaqeshurit (të qarit, vajit...). Ia dha britmës (ulërimës). Ia dha vrapit. Ua dha këmbëve iku me vrap. I dha trupit (vetes, shtatit) mori hov; bëri një lëvizjevrullshme. I dha kokës (trupit) përpara (prapa). Ua dha këmbëve. I hipi atit, ia dha malit e ia dha shpatit (folk.).
11. fig. I sjell dikujt a diçkaje një gjë, e pajis me diçka; lë në duart e dikujt një gjë për ta pasurtijën; fal, dhuroj. I dha pushtetin. Shkrimtari na dha një romanbukur. Shqipëria më jep nder. Ajo krahinë ka dhënë dëshmorë për Atdheun.
12. I krijoj dikujt lehtësi a mundësi për të bërë diçka, e lë të bëjë një gjë; lejojbëhet ose të ndodhë diçka. I dhadrejtën e fjalës. I jap mundësinë (rastin). I jap shkak. I dhanë një muaj (një javë) kohë (afat). S’e jep ligji (zakoni). I zoti e shet, tellalli s’e jep. (fj. u.).
13. Veproj mbi dikë, i bëj diçka, bëj që të ndërrojë gjendjen, të fitojë diçka etj. (zakonisht në një varg njësish frazeologjike). I jep gjallëri e gjallëron. I jap ngjyrë (bojë) e ngjyros (e bojatis). I jap ndihmë e ndihmoj. I jap përkrahje e përkrah. I jap arsim (dituri, mësim) e arsimoj. I jap shkollë e shkolloj. I jap dritë e ndriçoj. I dha një të shtyrë (një të rrahur, një të sharë) e shtyu (e rrahu, e shau). I dha një të puthur e puthi. I dha lirinë e çliroi. I jap forcë e bëjjetë më i fortë. I dha fuqi e bërifuqishëm. I jap bukuri e zbukuroj. I dha sëmundjen (gripin) i ngjiti sëmundjen. I dha zjarrin (flakën) e ndezi, i vuri zjarrin. I dhanë shtetësinë. I jap shpresë e bëjshpresojë. I dha zemër (fig.) i dha kurajë. I japkuptojë e bëj ta kuptojë diçka. I jap fund e kryej, e mbaroj, e përfundoj.
14. Shtroj a bëj një drekë a një darkë, një pritje etj. me një rastcaktuar ose për nderdikujt; dal përpara popullit me një shfaqje, me një koncert etj. Dha një darkë (një drekë, një pritje). Dha një shfaqje (një koncert).
15. vet. v. III Krijon, formon diçka; shfaq, tregon diçka (një dukuri, një gjendje të re etj.). Jep kripë (thartirë, nxehtësi). Ka dhënëçara (të krisur). Jepskuqur (të nxirë). Ka dhënë bark (anës, përpara). I dha një shprehje (një pamje) të re fytyrës. Dëgjogjithash, jep zë në pak.
16. Jamgjendjebëj, të kryej a të krijoj diçka, të marr pjesë në një punë ose të ndihmoj për një gjë. I jep gojës (fig.) fletshumë. Jep shumë (pak). Mundjapë ende. Kaq jep ai. Ti i jep gishtin, ai të merr dorën. (fj. u.). I dituri u jep mendtjerëve, i mençuri i mban për vete. (fj. u.).
17. bised. Ngas një mjet udhëtimi; vë në lëvizje diçka. I dha makinës (kamionit, biçikletës). Ai i jepte dhe traktorit dhe autokombajnës. I dha çikrikut (dorezës). - Jepi majtas (djathtas)! Jepishpejt! Mos i jep aq shpejt motorit.
18. edhe jokal., vet. v. III, kryes. kr. thj. Fillon menjëherë, papritur, pa kujtuar dhe me forcë; shpërthen (për dukurindryshme); vjen si pa u kuptuar, si papritur. Ia dha një shi (një breshër, një borë, një erë). Dha mëngjesi (mbrëmja). Më jep një dhembje. Ma jepkokë (në shpatull, në krah). Ia dha me të madhe.
19. bised. Paguaj; çmoj, vë një çmimmundshëm (për një sendshitet nga dikush). - Sa jep ti? I dha shumë (pak). Dha pazar (pazarin).
20. bised. Shes; dua ta shes. - Sa e jep? S’e jepte as me flori.
21. Caktoj moshën e dikujt sipas pamjes së tij të jashtme, sipas shtatit etj. S’i jepnin as njëzet vjet. - Sa vjet i jep atij?
22. Përdoret si pasthirrmë për të nxitur dikë kur është duke bërë një punë, për t’i dhënë zemër dikujt kur kryen një veprim etj. - Jepini, forca! - Jepi, more, luaji këmbët! - Jepini, shokë (shoqe, burra)!
Sin.: dorëzoj, fal, dhuroj, fejoj, martoj, godas, gjuaj qëlloj, arrij, nxjerr, prodhoj, parashtroj, lajmëroj, përçoj, transmetoj, ngas, paguaj, çmoj, shes.
Dhashë *andej e dhashë këtej. Jap (vë) *alarmin libr. I dha *armë (dikujt). I jap *arsye (dikujt). I dha *arratinë (dikujt). Ia dha (ia numëroi) në *ballë (dikujt) Ta jep (të çan) në *ballë (diçka). Dha (bëri) *ballë (dikush). Jap *besën (i jap besën) (dikujt). I jap një *bojë (diçkaje). Dhashë e bot shih dhashë e mora. jep *bukë (diçka). Jep *çikë (dikush a diçka). I dha *çikë (dikujt). jep (të kall, të shtie) *datën (dikush a diçka). I jap *dërmën (dikujt a diçkaje) përb. Jap *dorën. I jap *dorën (një dorë) (dikujt). jep *dorë (diçka). I dha *duart (dikujt). Ia jap në *dorë (dikujt). E jep nën *dorë (diçka) keq. I dha (i hoqi) një *dredhë (dikujt). I jap *drejtim (diçkaje) libr. I dha *dritë (dikujt). I jap *dum (diçkaje). I dha *dushkun (dikujt). I jap *faqe (dikujt). I jap një *faqe (diçkaje). Jep *faqeI (diçka). Jep *faqeII (diçka). I jap *fill (diçkaje). Nuk është në *fiqir (dikush). E jap me *firmë libr. I jap *fjalën (dikujt). I dha *flakë (diçkaje). I jap *fletë (dikujt). I jap *frymë (dikujt). I jap (i vë) *fund (diçkaje). I jep *furça (dikujt). I jap *fytyrëI (diçkaje). I jap fytyrëII (dikujt). Ia dha (ia plasi) *gazit (dikush). Jep e merr me *gishta (dikush). I jep *gojës (dikush). Ia dha *grumbull (dikujt). I jep *gjuhës (dikush). Nuk i jap hesap (*llogari) (askujt). Jap (fal) *jetën (për dikë a për diçka). I jep *jetë (diçkaje). I dha *karar (për diçka). U jap (u grah) *këmbëve. Ua dha (ua mbathi, u ra, ua theri) *këmbëve (dikush). I jap *kënd (diçkaje). I dha (i hodhi) një *kockë (dikujt). Jap *kokën (për dikë a për diçka). I jap *krahë (dikujt). Jap kryet (*kokën) (për dikë a për diçka). I jap *krye (dikujt a diçkaje). I jep *kupës (dikush). I jep (i bën) *lak (dikujt a diçkaje). I jep *lezet (diçkaje). I dha *limë (diçkaje). I jep *liri gjuhës (dikush) keq. S’të jep as *litar për t’u varur (dikush). I jep *lustër (dikujt a diçkaje). Nuk i jap *llogari (hesap) (askujt) libr. I jap *majë (diçkaje). I dha *malin (dikujt). Japim e marrim (me dikë). 1. Kemi marrëdhëniemira midis nesh, bëhemi me njëri tjetrin; hyjmë e dalim; kam hyrje e dalje (me dikë). 2. Bëjmë tregti midis nesh, shkëmbejmë mallra. As jep e as merr (dikush) nuk bën gjë, nuk përgjigjet, nuk reagon, ngec; nuk shkon as tutje as këtej, s’lëviz nga vendi; s’bëhet i gjallë. Sa jep merr (dikush) nuk nxjerr ndonjë fitim nga një veprim a nga ndonjë punë tjetër, as nuk fiton gjë e as nuk humbet gjë; mbill (hidh) farë e korr farë. Dhashë e mora u përpoqa shumë me të gjitha mënyrat, me të gjitha mjetet; u mundova për një kohëgjatë për të gjetur një zgjidhje; e rraha diçka ngagjitha anët; u rreka me dikë a me diçka; dhashë andej e dhashë këtej; u solla e u mbështolla. Jap një *mendje. I jap *muhabet (dikujt). I dha *munxët (dikujt). I dha *paçet (dikujt). Dha *pallmën (dikush). I dha *partallat (dikujt). I dha një *perdah (dikujt a diçkaje). Ia dhapjatë (në *tepsi, në tabaka) (dikujt). I jap *rëndësi (dikujt a diçkaje). I dha *rrugët (udhët) (dikujt). I jap (i bëj) *strehë (dikujt). I jap *sy (dikujt). Nuk i jap *sy (dikujt). Jep *shenjë (shenja). Nuk jep *shenjë jete (dikush a diçka). I dha *shkelmin (dikujt) përb. Ia dha *shpatit (dikush). I jap *shpirt (diçkaje). Jap *shpirtin (për dikë a për diçka). Po jep (po heq) *shpirt (dikush a diçka). S’ia jap dot *shpirtin (dikujt). Jep *shpresë (dikush a diçka). I dha një *shuplakë (një dackë) (dikujt a diçkaje). Ia dhatabaka (në *tepsi, në pjatë) (dikujt). Ia dha në *tepsi (në tabaka, në pjatë) (dikujt). I jep *tonin (diçkaje) libr. I dha *thonjtë (dikujt) keq. S’e jep *udha (diçka). I jap *udhë (rrugë) (diçkaje). I dha udhët (*rrugët) (dikujt). S’e jep *udha (diçka). jep *ujë (dikush). I dha *uratën (dikujt). Nuk e jap *veten. Ia dha (ia theri, i ra, ia mori) *vrapit (dikush). I jap *zemër (dikujt). I jap (i fal) *zemrën (dikujt). I dha *zjarr (diçkaje).


Rezultate të ngjashme

JAPÁNXH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Mantel prej cohe, zakonisht në ngjyrë të kuqe të hapur, pa mëngë e me jakë të gjerë, që e vishnin gratë katolike.2. Gunë e leshtë, pallto e gjatë, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. Trupi i njeriut, shtati; tiparet e trupit dhe të fytyrës ose pamja e jashtme e dikujt. Me japi të madhe (të hedhur). Japi burri (gruaje). Vjen i madh (…

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPÍG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Një prej fiseve ilire.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. I gjatë; i pashëm, i hijshëm. Ishte burrë i japishëm fort.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPÓD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Një prej fiseve ilire.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPONÉZ,~E mb. Që ka të bëjë me Japoninë, me popullin, me gjuhën ose me kulturën e saj; që është karakteristik për Japoninë ose për japonezët, i Japonisë ose i japonezëve; që është…

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPONÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Japonisë ose ai që e ka prejardhjen nga Japonia; qytetar i Japonisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPONÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Japonisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Japonia; qytetare e Japonisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPONÍSHT ndajf. Në gjuhën japoneze. Flet japonisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

JAPRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Gjellë me mish të grirë, me oriz, me qepë dhe me erëza që, pasi të skuqen ose të zihen pak, mbështillen me gjethe të njoma hardhie a me fletë lakre të zier…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.