Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ITINERÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rruga që duhet ndjekur për të arritur në një vend; rrugëtim; përshkrim i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky udhëtim, me të dhëna për largësinë që kanë këto vende ndërmjet tyre dhe për kohën e nisjes e të arritjes; vijë e ecjes ose e udhëtimit në një skicë a në një hartë. Itinerari i marshimit (i garës). Ndjek itinerarin e caktuar. Eci (udhëtoj) sipas itinerarit.
2. Rruga dhe koha e lëvizjeve të mjeteve të rregullta të udhëtimit; treguesi i këtyre lëvizjeve. Itinerari i trenave (i autobusëve).
✱Sin.: rrugë, rrugëtim, rrugëkalim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë