Fjalori
ITALIAN

ITALIÁN,~E mb. Që ka të bëjë me Italinë ose me italianët, që është karakteristik për Italinë ose për italianët, i Italisë ose i italianëve, që është krijuar nga italianët. Popullsia italiane. Qytetet italiane. Bregdeti italian. Shteti italian. Ekonomia italiane. Gjuha italiane. Valle (këngë, muzikë) italiane. Opera italiane.

ITALIAN

ITALIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Italisë ose ai që e ka prejardhjen nga Italia; qytetar i Italisë. Banon me një italian.


Rezultate të ngjashme

ITALIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Italisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Italia; qytetare e Italisë. Fola me një italiane.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ITALIANIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur italianizoj ose kur italianizohem. 2. Përftimi i tipareve të kulturës dhe të mënyrës së jetesës italiane. Italianizim i të rinjve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ITALIANIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem italian; marr a përftoj tiparet e kulturës dhe të mënyrës së jetesës italiane.2. pës. e ITALIANIZÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ITALIANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj të marrë a përftojë tiparet e kulturës dhe të mënyrës së jetesës italiane. Italianizoj krahinat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ITALIANIZÚAR (i, e) mb. Që është italianizuar. Ekonomi e italianizuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ITALIANIZÚES,~E mb. Që italianizon a që përpiqet për italianizimin e një kulture tjetër. Proces italianizues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ITALIANÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Fjalë të italishtes të përdorura në gjuhë të tjera; huazim nga italishtja. Italianizmat në shqipen e sotme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.