Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÍSO,~JA f. 1. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë me shumë zëra a një melodi. Iso e fortë (e gjatë, e ngadalshme). Isoja labe (myzeqare). Isoja e burrave (e grave, e të rinjve). Këngë me iso. Iso, more djema, iso! Këndojmë (ia marrim) me iso. Mbaj (bëj) iso me zë (me fyell).
2. Tingëllimë e njëjtë dhe e zgjatur që lëshon diçka. Isoja e zileve (e këmborëve).
✱Sin.: kaba, tingëllimë.
♦ I mban ison (i bën iso) (dikujt) keq. e mbështet dhe e përkrah dikë për çdo gjë, ia pranon a ia miraton mendimet, fjalët etj. për t’i bërë qejfin, i shkon pas qejfit. i mban avazin. i shkon (i vete) pas avazit. njëri ia thotë e tjetri ia pret. i këndon aleluja.
ISOPOLIFONÍ,~A f. 1. Këngë polifonike e përbërë nga zëri i marrësit, zëri i kthyesit, nga zëri i hedhësi dhe isoja. 2. Tërësia e këngëve polifonike. Isopolifonia labe (shqiptare).…
Shfaq përkufizimin e plotë →ISOPOLIFONÍK,~E mb. Që ka të bëjë me isopolifoninë; i isopolifonisë; shumëzërësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë