Fjalori
IRONI

IRONÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tallje (për dikë a për diçka) që bëhetmënyrëhollë e të mbuluar, duke folur gjoja me gjithë mend; qesëndi. Ironi e fortë (therëse, keqdashëse). E kuptoj ironinë. Flet (qesh) me ironi. Godet me ironi.
2. let. Figurë stilistike, me anë të së cilës shkrimtari, duke u dhënë fjalëve, shprehjeve etj. një kuptimkundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke bërë sikur pranonkundërtën e asajmendon, përqesh e vë në lojë dikë a diçka. Përdor ironinë.
Sin.: qesëndi, tallje, përtallje, përqeshje.
Për ironifatit iron. libr. për diçka që nuk pritej e as që mundmendohej, që vjen fare e rastit dhe e pagjasë ose e kundërt me atë që duhejndodhte.


Rezultate të ngjashme

IRONÍK,~E mb. 1. Që ka ironi, që shpreh ironi. Buzëqeshje ironike. Vështrim ironik. Me fjalë ironike. 2. Që flet e sillet me ironi, që e ka zakon të qesëndisë. Njeri ironik. Është …

Shfaq përkufizimin e plotë →

IRONIKÍSHT ndajf. 1. Me ironi. I foli ironikisht. 2. Për ironi. Ironikisht, nuk ndodhi si the ti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IRONIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ironizoj ose kur ironizohem.2. Përdorim i ironisë, vënie në lojë me ironi. Ironizim i situatës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►IRONIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bën dikush ironi me mua, më tall e më në lojë.2. vetv., vet. v. III Bëhet ironi me dikë a diçka. S’mund të ironizohet me gjithçka. 3. p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

IRONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj ironi me dikë a diçka; e tall hollë a e vë në lojë. Ironizoj publikisht. Ironizojnë njëri-tjetrin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IRONIZÚAR (i, e) mb. I tallur hollë, i vënë në lojë. E ndjeu veten të ironizuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

IRONIZÚES,~E mb. Ironik; që vë në lojë dikë a diçka. I foli me ton ironizues. Mesazh ironizues. Koment ironizues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.